
Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë është djegur nga flakët.
Disa pamje të bëra publike në rrjete sociale, tregojnë tymin që dilte jashtë godinës në Moskë. Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes ndodhet në afërsi të Kremlinit, raporton kyivpost.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulanca ndërsa autoritetet policore nuk kanë dhënë detaje për të lënduar apo mbi shkaqet e zjarrit. Përgjatë muajve të fundit disa objekte qeveritare dhe depo me pajisje ushtarake të Rusisë janë përfshirë nga zjarri.
Nga ana tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar inteligjencën perëndimore se po ndihmon Ukrainën për të kryer akte të tilla kundër Rusisë.
Lini një Përgjigje