TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Maj 2025, 11:13

“Do largohem vetë, por jo pa vrarë atë”, një emigrant i paligjshëm kërcënon me jetë Trump

Shkruar nga Pamfleti
“Do largohem vetë, por jo pa vrarë atë”, një
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është kërcënuar me jetë.

Kjo është e disata herë që ai kërcënohet me jetë, por kësaj here kërcënimi vjen nga një emigrant i paligjshëm, i cili është shprehur se do e vrasë atë.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem. Gjatë një deklaratë publike, ajo sqaron se kërcënimi ka ardhur përmes një letre të shkruar me dorë.

Ramon Morales Reyes, 54 vjeç, është një emigrant i paligjshëm në SHBA, me origjinë nga Meksika. Në letër ai zotohet se do të largohet vetë nga SHBA, por jo pa vrarë fillimisht Donald Trump.

"Ne jemi të lodhur nga ky president që ngatërrohet me ne meksikanët. Ne kemi bërë më shumë për këtë shtet se sa ju njerëz të bardhë. Ju keni deportuar familjen time dhe mendoj se është koha që Donald J. Trump të marrë atë që i takon. Unë do të deportohem vetë në Meksikë, por jo pa e përdorur armën (30 yard) për të qëlluar presidentin tuaj të çmuar në kokë", thuhet në letrën që ai ka shkruar.

“Do largohem vetë, por jo pa vrarë atë”, një

emigrant i paligjshem kercenon trump

Lini një Përgjigje