TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Gusht 2025, 17:56

Do shkonin drejt Britanisë, 13 emigrantë gjenden “të ngrirë” në kamionin frigoriferik

Shkruar nga Pamfleti

Do shkonin drejt Britanisë, 13 emigrantë gjenden “të

Të paktën 13 emigrantë u gjetën në gjendje të rënduar shëndetësore në një kamion frigoriferik, teksa përpiqeshin të kalonin në mënyrë klandestine nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar.

Emigrantët hipën në kamionin frigoriferik në zonën e pushimit Saint-Hilaire-Cottes në autostradën A26, 75 kilometra nga Calais, në Francën veriore.

Të gjithë emigrantët ishin me kombësi nga Eritrea dhe nga hetimet paraprake rezulton se ata kanë shfrytëzuar momentin kur shoferi i kamionit po flinte, teksa hapën me forcë derën e kamionit, duke hyrë pa llogaritur se ishte frigoriferik.

Në kamion po transportoheshin qershi nga Maroku. Brenda pak orësh, emigrantët po luftonin me të ftohtin ekstrem, por ishin mbyllur në kamion.

Do shkonin drejt Britanisë, 13 emigrantë gjenden “të

Një burim tha se “një shofer tjetër që ishte në zonën e pushimit dëgjoi trokitje brenda kamionit. Njerëzit brenda ishin të dëshpëruar, ata bërtisnin dhe ulërinin, por të gjitha zhurmat ishin jashtëzakonisht të mbytura."

Shërbimet e urgjencës, përfshirë paramedikët, mbërritën në vendngjarje, së bashku me 10 xhandarë.

Të gjithë ata që ishin në kamion u evakuuan fillimisht në një spital fushor.

Dhe më pas katër prej tyre u dërguan me urgjencë në repartet e urgjencës në Arras dhe Saint-Omer, duke vuajtur nga një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë hipoterminë.

Lini një Përgjigje