TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Janar 2026, 14:38

"Do ta marrim Groenlandën"/ Macron del kundër Trump: Nëse preket sovraniteti i një vendi aleat, do ketë pasoja të mëdha

Shkruar nga Pamfleti

Donald Trump ka pohuar për javë të tëra planet e tij për territorin e vendosur strategjikisht dhe të pasur me minerale, duke pretenduar se ishulli është jetik për sigurinë e SHBA-së dhe se SHBA-të duhet ta zotërojnë atë për të parandaluar pushtimin e tij nga Rusia ose Kina.

"Do ta marrim Groenlandën"/ Macron del kundër Trump:
Emmnuel Macron

Groenlanda Emmanuel Macron paralajmëron për "pasoja të shumta" nëse preket sovraniteti i një vendi aleat.

Donald Trump ka pohuar për javë të tëra planet e tij për territorin e vendosur strategjikisht dhe të pasur me minerale, duke pretenduar se ishulli është jetik për sigurinë e SHBA-së dhe se SHBA-të duhet ta zotërojnë atë për të parandaluar pushtimin e tij nga Rusia ose Kina.

Por presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka dalë kundër kësaj kërkese.

“Ne nuk i nënvlerësojmë deklaratat e Donald Trump për Groenlandën”, tha presidenti francez në Këshillin e Ministrave të mërkurën, më 14 janar, ndërsa presidenti amerikan ka pohuar për javë të tëra planet e tij për Groenlandën, një territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës.

Sipas tij kjo kërkesë e Trump, cënon sovaranitetin e një vendi të NATO-s.

“Nëse do të prekej sovraniteti i një vendi evropian dhe aleat, pasojat do të ishin të pashembullta ”, deklaroi Emmanuel Macron, sipas deklaratave të raportuara për shtyp nga zëdhënësja e qeverisë Maud Bregeon.

“Franca po e ndjek situatën me vëmendjen më të madhe dhe do të veprojë në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe sovranitetin e saj ”, shtoi ai.

Presidenti amerikan argumenton se ishulli me vendndodhje strategjike dhe i pasur me minerale është jetik për sigurinë e SHBA-së dhe se SHBA-të duhet ta zotërojnë atë për të parandaluar pushtimin e tij nga Rusia ose Kina. "NATO do të ishte shumë më efektive dhe e fuqishme me Groenlandën në duart e SHBA-së ", shtoi ai të mërkurën në rrjetin e tij social Truth, duke deklaruar gjithashtu se është një domosdoshmëri "jetike" për projektin e tyre të mbrojtjes nga raketat.

Groenlanda dhe Danimarka, e cila ka marrë mbështetje nga vendet e Bashkimit Evropian (BE), pohojnë se ishulli nuk është në shitje, se kërcënimet për përdorim force janë të papërgjegjshme dhe se shqetësimet e sigurisë duhet të adresohen midis aleatëve.

Takim në Shtëpinë e Bardhë

Populli i Groenlandës "mund të mbështetet tek ne ", përsëriti të mërkurën Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, vetëm disa orë para një takimi me rëndësi të lartë midis zyrtarëve danezë dhe amerikanë në lidhje me territorin autonom. Ministrat e jashtëm danezë dhe të Groenlandës janë planifikuar të takohen me zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

“Është e rëndësishme që banorët e Groenlandës të dinë përmes veprimeve, jo vetëm fjalëve se ne i respektojmë aspiratat dhe interesat e tyre”, theksoi kreu i Komisionit Evropian në një konferencë për shtyp në Bruksel. Ajo shtoi, “  Groenlanda i përket popullit të saj”.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë diskutuar plane të ndryshme për ta vënë Groenlandën nën kontrollin e SHBA-së, duke përfshirë përdorimin e mundshëm të ushtrisë amerikane dhe pagesat e një shume të caktuar për banorët e Groenlandës për t'i bindur ata.

 

macron del kundër trump

Lini një Përgjigje