TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Dhjetor 2023, 12:58

"Do të sulmojë një vend të NATO-s"/ Putin hedh poshtë deklaratën e SHBA, por kërcënon Finlandën

Shkruar nga Pamfleti

"Do të sulmojë një vend të NATO-s"/ Putin hedh

“Pretendimi i presidentit amerikan Joe Biden se Rusia do të sulmojë një vend të NATO-s nëse fiton luftën në Ukrainë është “marrëzi e plotë”, tha presidenti rus Vladimir Putin, duke shtuar se Rusia nuk ka asnjë interes të luftojë kundër aleancës ushtarake të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Presidenti amerikan paralajmëroi në fillim të këtij muaji se nëse Putini fiton luftën në Ukrainë atëherë Rusia do të sulmojë një vend të NATO-s.

“Kjo është absolutisht e pakuptimtë, dhe unë mendoj se Presidenti Biden e kupton këtë”, tha Putin në një intervistë të transmetuar sot nga televizioni shtetëror Rossiya.

Ai gjithashtu vuri në dukje se kjo është një përpjekje e Biden për të justifikuar “politikën e tij të gabuar” në lidhje me Rusinë.

“Rusia nuk ka asnjë arsye, asnjë interes, as interes gjeopolitik, as ekonomik, politik e as ushtarak për të luftuar me vendet e NATO-s”, theksoi presidenti rus.

Por pavarësisht deklaratave të tij, Putin, ka paralajmëruar për “probleme” të paspecifikuara me Finlandën, dhe ka thënë se ka urdhëruar krijimin e një distrikti të ri ushtarak në rajonet kufitare me shtetin nordik.

Komentet e tij vijnë pasi po rriten tensionet mes dy vendeve fqinje, si rezultat i luftës së nisur të Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, dhe vendimit të shpejtë të Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s.

Javëve të fundit, Finlanda i ka mbyllur tërësisht kufijtë me Rusinë, për shkak të rrijtjes së numrit të migrantëve, kryesisht prej Lindjes së Mesme, me kërkesa për azil.

Numri në rritje i migrantëve të mbledhur në pikat kufitare i ka forcuar bindjet e Finlandës që autoritetet ruse po tentojnë t’i shtyjnë migrantët për të udhëtuar drejt Finlandës, me qëllim të destabilizimit të shtetit.

putin shba finland

Lini një Përgjigje