TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Nëntor 2025, 08:49

Donald Trump do të takohet me Mamdanin në Shtëpinë e Bardhë 

Shkruar nga Pamfleti

Donald Trump do të takohet me Mamdanin në Shtëpinë e

Presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi përmes Truth Social, se është planifikuar një takim i tij me Zohran Mamdani, socialdemokratin që u zgjodh kryebashkiak i Nju Jorkut në zgjedhjet e fundit bashkiake.

Siç njoftoi Trump, takimi mes tyre do të mbahet të premten më 21 nëntor, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Komunisti, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran ‘Këame’ Mamdani, kërkoi një takim. Vendosëm që ky takim të zhvillohet në Zyrën Ovale të premten, më 21 nëntor”, shkroi presidenti republikan.

Kujtojmë se Mamdani deklaroi pak ditë më parë se do të kontaktojë me presidentin Donald Trump përpara se të marrë zyrtarisht detyrën, me qëllim mbrojtjen e interesave të qytetit.

Sipas Neë York Post, Mamdani tha se synon të bashkëpunojë edhe me kundërshtarët e tij, por se do të kundërshtojë çdo veprim të qeverisë federale që mund të dëmtojë banorët e Nju Jorkut.

“Do të kontaktoj me Shtëpinë e Bardhë ndërsa përgatitemi të marrim detyrën, sepse kjo marrëdhënie është thelbësore për suksesin e qytetit,” theksoi ai në një intervistë për NBC Neë York.

Kryebashkiaku shprehu synimin e tij për të penguar qeverinë federale që të “mbushë qytetin me agjentë të ICE ose trupa të Gardës Kombëtare”, duke shtuar se është përgjegjësia e tij të bashkëpunojë me kundërshtarët dhe të parandalojë pasoja negative për qytetarët e Nju Jorkut.

Mamdani theksoi se mesazhi i tij për Trump do të jetë i qartë: “Jam këtu për të punuar në dobi të të gjithë atyre që e quajnë këtë qytet shtëpinë e tyre, dhe jam i gatshëm për bashkëpunim, për sa kohë që kjo nuk bëhet në kurriz të Njujorkezëve.”

Presidenti amerikan kishte deklaruar përpara zgjedhjeve të 4 nëntorit se mund të pezullonte fondet federale, madje edhe të ndërhynte në administratën lokale, nëse Mamdani, të cilin e quajti “komunist”, do të fitonte zgjedhjet.

Lini një Përgjigje