
Lufta në Gaza mund ta bëjë Zelenskyn që të mendohet dy herë, para se të refuzojë një propozim për bisedime me Rusinë.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë shenja se po kërkon t’i japë fund konflikti gati 2 vjeçar me Ukrainën. Duke folur përmes video-konferencës në samitin e G20, Putin tha se lufta në Ukrainë është një "tragjedi" dhe se duhet të mendohet se si t'i jepet fund asaj.
Më tej ai ftoi Kievin për bisedime, teksa shtoi se Rusia nuk i ka refuzuar kurrë bisedimet e paqes për Ukrainën.
“Është e domosdoshme të mendohet se si të ndalohet tragjedia e konflikti në Ukrainë. Rusia kurrë nuk ka refuzuar të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Ukrainën”, u shpreh Putin.
Putin foli gjithashtu për luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës, të nisur nga Izraeli pas sulmit terrorist të 7 tetorit nga Hamasi, teksa shtoi se ajo që po ndodh "në Palestinë" është një "shfarosje e popullatës civile".
Pavarësisht ‘dorëzimit’ të Putinit, problemi qëndron te Ukraina dhe presidenti i saj Vladimir Zelensky i cili ka përjashtuar çdo lloj bisedimi paqeje me Rusinë për sa kohë që Putin është president. Megjithatë vlen të theksohet se kjo retorikë e ukrainasit ishte në një kohë kur e gjithë bota kishte sytë nga Kievi dhe po e ndihmonin atë me të gjitha mjetet dhe armët e nevojshme.
Lufta në Gaza mund ta bëjë Zelenskyn që të mendohet sërish para se të refuzojë një propozim për bisedime me Rusinë. Kjo pasi që nga nisja e luftës në Gaza, Ukraina ka kaluar në plan të dytë dhe nëse ajo zgjat për shumë kohë, burimet e perëndimit do të përgjysmoheshin, gjë që do të thotë më pak ndihma për Ukrainën. Pa ndihmën e Perëndimit Ukraina do të kapitullonte dhe Rusia do të avanconte në mënyrë të paprecedent.
Mbase Putin duke e ditur këtë gjë, vendosi pikërisht tani të propozonte një ide për bisedime paqeje, duke e hedhur topin në anën e Kievit. Por në fund e gjitha varet nga SHBA-ja, e cila do të vendos në Kievi duhet të futet në bisedime.
Ende është e paqartë se si mund të arrihej një marrëveshje mes palëve dhe nëse Ukraina është e gatshme të lëshojë 4 rajonet e aneksuara në këmbim të paqes. Apo nëse Rusia është e gatshme të lëshojë ndonjë nga rajonet e aneksuara. Më e rëndësishmja tani është paqja dhe nisja e bisedimeve do të ishte hapi i parë drejt stabilitetit rajonal e botëror./Pamfleti
Lini një Përgjigje