TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shtator 2025, 07:45

Dronët rusë kërcënojnë përsëri Poloninë, mbyllet hapësira ajrore

Shkruar nga Pamfleti
Dronët rusë kërcënojnë përsëri Poloninë,
Dronët rusë kërcënojnë përsëri Poloninë

Hapësira ajrore pranë Lublinit dhe Rzeszóë-it, Poloni, do të mbetet e mbyllur deri të paktën në orën 04:00 (me orën lokale) për shkak të “aktivitetit të paplanifikuar ushtarak që lidhet me sigurinë shtetërore”, raportoi Flightradar24.

Dyshimet janë se hapësira ajore polake është shkelur përsëri nga dronë të ardhur nga Rusia, menjëherë pas sulmeve masive në raportuara në Kiev gjatë natës.

Polonia ngriti në ajër avionët e saj për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të saj pasi Rusia nisi sulmet ndaj Ukrainës, njoftuan Forcat e Armatosura Polake. Sipas të dhënave të Forcave Ajrore të Ukrainës, që nga ora 03:00 (me orën lokale), i gjithë territori i Ukrainës ishte nën gatishmëri për siguri ajrore.

“Në lidhje me aktivitetin e aviacionit me rreze të gjatë veprimi të Federatës Ruse, i cili po kryen sulme në territorin ukrainas, avionët polakë dhe aleatë kanë filluar të operojnë në hapësirën tonë ajrore”, thuhet në një postim në X nga ushtria polake. Operacionet u përcaktuan si parandaluese, që synonin sigurimin e hapësirës ajrore dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Tensionet janë përshkallëzuar pas shkeljeve të përsëritura ruse të hapësirës ajrore të vendeve të NATO-s këtë muaj.

Ndërkohë, Estonia ka akuzuar Rusinë për shkelje të hapësirës së saj ajrore me avionë luftarakë, ndërsa një mision i mbrojtjes ajrore i NATO-s u krye së fundmi mbi Poloni, si pjesë e një përgjigjeje aleate ndaj ndërhyrjeve të dronëve rusë në hapësirën ajrore polake.

Avionë luftarakë polakë dhe të NATO-s rrëzuan tre dronë rusë në hapësirën ajrore të Polonisë më 10 shtator.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë në hapësirën e tyre ajrore, ndërsa vetë NATO ka paralajmëruar se do të përdorë "të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake" për të mbrojtur veten pas ndërhyrjeve të fundit ushtarake.

Lini një Përgjigje