Gruaja e historianit Vladimir Kara-Murza dhe njëkohësisht kritik i shpallur i presidentit Putin është shprehur se Kremlini dëshiron t’i shkatërrojë. Këtë deklaratë ajo e ka bërë përpara se gjykata e Moskës të dënonte historianin me 25 vjet burg.
Ajo kishte thënë më herët se trajtimi i të shoqit në Moskë ishte hakmarrje e pastër dhe cinike për rolin e tij në mbrojtjen e Aktit Magnitsky, trajnim i cili do ta shkatërronte atë.
Ky akt u miratua për herë të parë nga SHBA në vitin 2012 dhe lejoi Uashingtonin të sanksiononte zyrtarët rusë të dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut.
Që atëherë, një numër vendesh të tjera kanë miratuar legjislacion të ngjashëm, si Britania e Madhe dhe Kanadaja.
Gruaja e kritikut kishte shprehur frikën për shëndetin e burrit të saj, i cili vuan nga një gjendje e quajtur polineuropatia, e cila prek nervat periferike pas dy herë helmimeve të mbijetuara, për të cilat ai fajësoi Kremlinin në 2015 dhe 2017.
E ndërkohë që ai është dënuar me 25 vite burg për një sërë akuzash, kundërshtari politik i Rusisë tashmë mund të vdesë më herët se sa vitet me të cilat është dënuar. Kështu u shpreh gruaja e tij, e cila shtoi më tej se me shpejtësinë me të cilën përhapen simptomat e kësaj sëmundje ai nuk do mund të jetë për shumë kohë.
Lini një Përgjigje