TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2025, 22:59

Dyshja Merz-Meloni kundër Macron e Starmer, Italia dhe Gjermani refuzojnë të dërgojnë trupa në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti

Dyshja Merz-Meloni kundër Macron e Starmer, Italia dhe Gjermani

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duket se kanë krijuar një bllok anti-Britani dhe Francë.

Dy liderët gjatë një takimi në Itali deklaruan se Evropa është shumë larg të folurit për vendosjen e trupave në Ukrainë, duke hedhur poshtë kështu planet e Macron dhe Starmer se Europa mund të dërgojë trupa në Kiev.

Merz deklaroi se këto gjëra do të diskutohen pasi të përfundojë lufta në Ukrainë dhe të vendoset paqja dhe kushtet e saj, çdo gjë tjetër para kësaj është bosh.

"Nuk ka arsye për të folur për [trupat] në këtë moment, jemi larg kësaj. Ne duam që armët të ndalen, vrasjet të marrin fund... këto janë pyetjet të cilave u jemi përkushtuar tani, dhe asnjë tjetre. Hapi tjetër duhet të jetë që të bëhet e qartë formati për bisedimet e paqes, si dhe cilat garanci sigurie mund të jenë të nevojshme një ditë për Ukrainën", tha Merz.

Meloni shtoi se Italia është e hapur për t'u bashkuar me çdo format ndërkombëtar që synon t'i japë fund luftës, por paralajmëroi kundër përçarjeve brenda Perëndimit.

"Uniteti perëndimor ka qenë forca jonë më e madhe që nga fillimi i pushtimit të Rusisë.  Në një kohë delikate si kjo, është e rëndësishme të lihen mënjanë çdo [dallim] personal që mund ta minojë atë unitet", tha Meloni.

Lini një Përgjigje