TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Korrik 2026, 17:43

Aksident tragjik në Siri, mbi 35 viktima nga përplasja e 2 autobusëve; mes tyre dhe ushtarakë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Siri, mbi 35 viktima nga përplasja e 2
Pamje nga aksidenti

Të paktën 35 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë mbetën të plagosur pas përplasjes së dy autobusëve në Siri.

Aksidenti ndodhi të shtunën në rrugën Deir ez-Zor–Damask, një autostradë kryesore me gjatësi mbi 400 kilometra që lidh Sirinë lindore me kryeqytetin. Përplasja ndodhi në segmentin mes al-Sukhnah dhe Palmirës.

Ministria e Brendshme siriane bëri të ditur se njëri nga autobusët transportonte pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Brendshme, ndërsa tjetri kishte në bord civilë.

Sipas ministrisë, në vendngjarje u dërguan menjëherë autoambulanca për t'u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA raportoi se në zonën e aksidentit u dërguan gjithashtu disa helikopterë për të transportuar të plagosurit drejt Spitalit Ushtarak të Homsit.

Autostrada ku ndodhi aksidenti njihet për standardet e dobëta të sigurisë, pasojë e gjendjes së rënduar të infrastrukturës civile në Siri pas luftës civile që zgjati gati 14 vjet.

Në tetor, ministri sirian për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Reagimin Emergjent, Raed al-Saleh, deklaroi se nga janari deri në fund të shtatorit ishin regjistruar më shumë se 2.000 aksidente rrugore, duke theksuar se ato janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në Siri.

 

 

aksident siri

Lini një Përgjigje