TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Shtator 2025, 08:35

Ekzekutimi i ish-kryeparlamentarit ukrainas, arrestohet autori i dyshuar

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i ish-kryeparlamentarit ukrainas, arrestohet autori i dyshuar

Autoritetet ukrainase kanë arrestuar një person, ai autor i dyshuar i vrasjes së ish-kryeparlamentarit dhe politikanit Andriy Parubiy, i cili u ekzekutua më 30 gusht në qytetin Lviv.

Identiteti i të arrestuarit ende nuk është bërë me dije, por raportohet se është arrestuar në rajonin perëndimor Khmelnytskyi.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pas një bisede me kryeprokurorin Ruslan Kravchenko, i cili informoi gjithashtu kreun e shtetit se i arrestuari kishte dëshmuar mbi ngjarjen, por pa dhënë më tepër detaje.

"Veprime urgjente hetimore janë duke u zhvilluar aktualisht për të përcaktuar të gjitha rrethanat e kësaj vrasjeje", shkroi Zelensky, ndërsa falënderoi gjithashtu forcat e rendit dhe prokurorët për punën e tyre.

54-vjeçari u ekzekutua me 8 plumba teksa po ecte në trotuar. Nga pamjet filmike në zonë, autori i vrasjes është një burrë i veshur me të zeza dhe i maskuar si korrier i kompanisë Clovo-s dhe i afrohet politikanit teksa ky i fundit po ecte në trotuar dhe e qëlloi me armë zjarri për vdekje.

Parubiy drejtoi Parlamentin nga viti 2016 deri në 2019 dhe më herët pati shërbyer si Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes. Parubiy ishte ndër themeluesit e partisë së ekstremit të djathtë Svoboda dhe më vonë u afrua me grupet pro-evropiane, siç është "Atdheu" i Yulia Tymoshenkos.

Lini një Përgjigje