TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Gusht 2025, 16:54

Erdogan bisedë telefonike me Macronin: Samiti i paqes mes Putinit dhe Zelenksyt mund të organizohet në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan bisedë telefonike me Macronin: Samiti i paqes mes Putinit dhe

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

Mësohet se gjatë bisedës, Erdogan ka konfirmuar gatishmërinë e Turqisë për të pritur një samit paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas njoftimit të presidencës turke, gjatë kësaj telefonate Erdogan ka ritheksuar se Turqia është e gatshme të “bëjë pjesën e saj” dhe të “marrë rolin e mikpritësit”.

Mes të tjerash, mediat turke raportojnë se të dy liderët kanë diskutuar gjithashtu për planin e Izraelit për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës, një plan që Erdogan e ka kritikuar ashpër, duke e quajtur “të domosdoshme” ndalimin e “arrogancës” së qeverisë së drejtuar nga Benjamin Netanyahu.

Të dy liderët ranë dakord të diskutojnë më në detaje për këto çështje gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në shtator në New York.

Sipas deklaratës, “Erdogan theksoi gjithashtu rëndësinë që Turqia i jep zhvillimit të bashkëpunimit me Francën dhe tha se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të forcuar marrëdhëniet në fusha të ndryshme, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes.”

Ndërkohë, Macron deklaroi përmes platformës X se të dy liderët ndajnë të njëjtin synim: për t’i dhënë fund “luftës së agresionit” të Rusisë ndaj Ukrainës, duke theksuar nevojën për “ndërprerjen e luftimeve dhe garanci të forta sigurie për Kievin”.

Presidenti francez falënderoi Turqinë për bashkëpunimin e saj brenda Koalicionit të të Vullnetshmëve për këtë çështje.

Duke iu referuar Lindjes së Mesme, Macron dënoi vendimet e fundit të qeverisë izraelite për të nisur një ofensivë të re ushtarake në Gaza dhe për të zgjeruar vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar, veçanërisht në zonën E1.

Lini një Përgjigje