TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Nëntor 2023, 21:42

Sulmet Izraelite, 5 shtete i kërkojnë Gjykatës Penale Ndërkombëtare të nisë hetimet për krime lufte në Gaza

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet Izraelite, 5 shtete i kërkojnë Gjykatës Penale
Prokurori i ICC-së, Karim Khan

Pesë vende paraqitën një referencë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) për të hetuar nëse krime mund të jenë kryer në territoret palestineze, tha prokurori i ICC-së, Karim Khan.

Nisma erdhi nga Afrika e Jugut, Bangladeshi, Bolivia, Komoret dhe Xhibuti të cilët paraqitën referimin e situatës në rajon.

Afrika e Jugut tha se referimi ishte bërë "për të siguruar që ICC i kushton vëmendje urgjente situatës së rëndë në Palestinë".

Duhet të theksohet se GJPN-ja tashmë ka një hetim në vazhdim për "situatën në Shtetin e Palestinës" për krime të dyshuara lufte të kryera që nga 13 qershori 2014.

Në përputhje me Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, një Shtet Palë mund t'i referojë Prokurorit një situatë në të cilën një ose më shumë krime brenda juridiksionit të Gjykatës duket se janë kryer duke kërkuar nga Prokurori që të hetojë situatën për këtë qëllim për të përcaktuar nëse një ose më shumë persona specifikë duhet të akuzohen për kryerjen e krimeve të tilla", tha Khan në një deklaratë.

Ai vuri në dukje se zyra e tij tashmë po kryen një hetim mbi situatën në territoret palestineze – e cila filloi më 3 mars 2021 – mbi krimet e mundshme që mund të jenë kryer që nga qershori 2014 në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

"Hetimi është në vazhdim dhe shtrihet në përshkallëzimin e armiqësive dhe dhunës që nga sulmet që ndodhën më 7 tetor 2023. Në përputhje me Statutin e Romës, Zyra ime ka juridiksion mbi krimet e kryera në territorin e një Shteti Palë dhe në lidhje me shtetasit e Shteteve Palë”, tha ai.

izraeli gaza

Lini një Përgjigje