
Rusia ka reaguar lidhur me sulmet masive gjatë natës në Ukrainë. Agjencia e lajmeve TASS, e cila citon Ministrinë ruse të Mbrojtjes, thotë se objektivat e Moskës ishin vendet “ushtarako-industriale”.
Sipas Rusisë, u goditën uzina dronësh, objekte magazinimi dhe lëshimi për dronë me rreze të gjatë veprimi, fusha ajrore, stacione radari dhe vende ku mblidheshin ushtarë dhe mercenarë të huaj.
Në një përditësim nga fusha e betejës, raporti thotë gjithashtu se Rusia ka pretenduar se ka kontrollin e fshatit Khoroshe, në rajonin e Dnipropetrovskit.
Rusia kreu një tjetër sulm masiv gjatë natës në Ukrainë, duke zbehur edhe më shumë shpresat për paqe. Të paktën 805 dronë dhe 13 raketa u lëshuan në 18 qytete, përfshirë Kievin, Kharkivin, Dnipro dhe rajonin e Zaporizhias. 4 persona, mes tyre një fëmijë, u vranë ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lini një Përgjigje