TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shtator 2025, 15:24

Pse frika e një sulmi rus ndaj Evropës nuk është 'histeri'!

Shkruar nga Pamfleti

Pse frika e një sulmi rus ndaj Evropës nuk është

Nëse dukesh sikur je i gatshëm për të luftuar, ka shumë mundësi që nuk do të duhet të luftosh...

Gjatë sulmeve të Rusisë mbërmjen e kaluar, pothuajse e gjithë Ukraina ishte nën alarm. Kjo e nxiti Poloninë, e cila kufizohet me Ukrainën në perëndim, të hynte në veprim, me forcat e saj ajrore të vendosura në gjendjen më të lartë gatishmërie për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore.

Asgjë nuk u përshkallëzua përtej kësaj, por polakët mund të kenë pasur arsye të mira për të qenë në gatishmëri kaq të lartë, sipas një analize të mëparshme nga eksperti ushtarak Michael Clarke.

I pyetur nëse frika nga një sulm rus në Evropë është histerike, ai tha se një gjë e tillë nuk mund të jetë histeri.

Nuk mendoj se është histeri. Është ajo që njihet në qeveri si një skenar i arsyeshëm i rastit më të keq", tha Clarke.

Sipas tij, Vladimir Putin i ka bërë të qarta planet e tij për shtetet baltike, vendet skandinave dhe Evropën Juglindore.

"Ata flasin për rikrijimin e territoreve perandorake të Rusisë, si dhe për rivendosjen e ndikimit brenda perandorisë së vjetër sovjetike, e cila mbulon edhe Azinë Qendrore", shtoi eksperti, teksa renditi disa nga faktorët që mund të bëjnë Putinin të sulmojë Europën.

-Një ushtri e madhe

Clarke thotë se rusët kanë një ushtri që është zgjeruar nga 250,000 ushtarë në 1.5 milion dhe është e mobilizuar. Problemi sipas ekspertit mbetet se pas mbarimit të luftës, do të jetë e vështirë të reabilitohen një numër kaq i madh trupash në shoqëri, në këto kushte, rusët do të detyrohen të hapin konflikte të reja.

"Pra, nëse lufta në Ukrainë mbaron këtë javë, rusët kanë një problem të vërtetë. Çfarë do të bëjnë me këtë ushtri?  A do t'i dërgojnë të gjithë në shtëpi me armë dhe para duke kërkuar punë, duke kërkuar diçka për të bërë?", shtoi ai.

-Vrulli i një ekonomie të ndërtuar rreth luftës.

Për ekspertin ushtarak, Michael Clarke, një tjetër faktor që mund ta shtyjë Putinin që të vijojë luftën në Europë është edhe ekonomia e bazuar rreth luftës. I gjthë kombin është mobilizuar në shërbim të ushtrisë dhe luftës në Ukrainë, kjo mund të jetë një tjetër shtysë për të vijuar luftën.  

"Pra, ne e dimë që nëse lufta në Ukrainë mbaron... atëherë do të kemi një ushtri të madhe me një ekonomi të madhe pas saj që është shndërruar në një ekonomi lufte; një udhëheqës agresiv që ka një ndjenjë fati, i cili mendon se ky moment është në anën e tij dhe i cili ka thënë vazhdimisht se 'Unë do ta kem të gjithë Ukrainën'. Ai ka thënë gjithashtu 'kudo që shkel ushtari rus është territor rus'”, shtoi eksperti.

Clarke shtoi se NATO ka deklaruar se duhet të jetë e përgatitur të luftojë një luftë me Rusinë në mënyrë që ta pengojë një të tillë.

"Nëse dukesh sikur je i gatshëm për të luftuar, ka shumë mundësi që nuk do të të duhet të luftosh", përfundoi ai./Përshtati "Pamfleti" nga "SkyNews" 

Lini një Përgjigje