Pas kërcënimeve tregtare nga Donald Trump, kryeministri spanjoll paralajmëron për rrezikun e një përshkallëzimi global dhe refuzon të mbështesë sulmet ndaj Iranit.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për të ndalur tregtinë me Spanjën, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj luftës dhe asaj që e quajti “shkelje e së drejtës ndërkombëtare”.
Sanchez, përsëriti të mërkurën kundërshtimin e tij ndaj sulmit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, duke paralajmëruar se konflikti është si të luash “ruletë ruse” me jetën e miliona njerëzve, raporton Reuters.
Deklarata erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se mund të ndërpresë marrëdhëniet tregtare me Madridin për shkak të qëndrimit të qeverisë spanjolle ndaj konfliktit.
“Kështu fillojnë katastrofat e mëdha të njerëzimit… Nuk mund të luash ruletë ruse me fatin e miliona njerëzve,” tha Sanchez në një fjalim të transmetuar në televizion drejtuar kombit.
Tensionet mes dy aleatëve të NATO-s u rritën pasi Sanchez i cilësoi bombardimet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit si të pamatura dhe të paligjshme.
Më pas, qeveria spanjolle ndaloi avionët amerikanë të përdorin bazat ajrore dhe detare në jug të Spanjës për operacionet kundër Teheranit.
Sanchez theksoi se problemet ndërkombëtare nuk mund të zgjidhen me luftëra dhe bombardime.
“Qëndrimi i qeverisë spanjolle mund të përmblidhet me katër fjalë ‘Jo luftës’” tha ai, duke shtuar se ky pozicion është i qëndrueshëm dhe jo një qëndrim i përkohshëm apo i pasinqertë.
“Nuk do të bëhemi bashkëfajtorë në diçka që është e dëmshme për botën dhe në kundërshtim me vlerat dhe interesat tona, vetëm për të shmangur ndëshkime nga dikush,” deklaroi Sanchez, duke iu referuar në mënyrë të tërthortë kërcënimeve tregtare të Trump.
Kryeministri spanjoll përmendi gjithashtu pasojat negative të luftës në Irak, duke përfshirë rritjen e terrorizmit xhihadist dhe rritjen e çmimeve të energjisë, për të argumentuar se edhe sulmi ndaj Iranit mund të ketë pasoja të paparashikueshme dhe nuk do të çojë në një rend ndërkombëtar më të drejtë.
Në një fjalim 10-minutësh, Sánchez bëri një reflektim mbi luftërat në Ukrainë dhe Gazë, si dhe mbi Luftën e Irakut mbi 20 vjet më parë, duke thënë se “s’do të përsërisim gabimet e së shkuarës”.
Ai foli për “katastrofën” e luftës në Lindjen e Mesme, dy ditë pas apelit të tij për të dy palët që të tërhiqeshin nga konflikti dhe të respektonin të drejtën ndërkombëtare.
“Bota, Europa dhe Spanja e kanë përjetuar këtë tashmë 23 vjet më parë, kur një administratë tjetër amerikane na tërhoqi në një luftë në Lindjen e Mesme, një luftë që në teori, sipas asaj që u deklarua atëherë, kishte për qëllim eliminimin e armëve të shkatërrimit në masë të Saddam Husseinit, sjelljen e demokracisë dhe garantimin e sigurisë globale, por që në realitet prodhoi efektin e kundërt, duke shkaktuar valën më të madhe të pasigurisë që ka përjetuar kontinenti ynë që nga rënia e murit të Berlinit”, theksoi kryeministri, duke shtuar se lufta në Irak “ka sjellë një rritje drastike të terrorizmit xhihadist, një krizë të rëndë migracioni në Mesdheun lindor dhe një rritje të përgjithshme të çmimeve të energjisë dhe kostos së jetesës”, tha Sánchez.
Trump kërcënoi të vendoste një embargo të plotë tregtare ndaj Spanjës si përgjigje ndaj refuzimit të Madridit për të lejuar SHBA-të të përdornin bazat e përbashkëta në Morón dhe Rota për sulme ndaj Iranit.
“Spanja është treguar e tmerrshme,” tha Trump gjatë një takimi me Kancelarin gjerman Friedrich Merz të martën. “Ne do të ndërpresim të gjithë tregtinë me Spanjën. Nuk duam të kemi të bëjmë me Spanjën,” shtoi ai.
Merz tha më vonë se i kishte thënë qartë Trumpit se ai nuk mund të nënshkruante një marrëveshje të veçantë me Gjermaninë ose me gjithë Europën, por jo me Spanjën.
Trump gjithashtu ka akuzuar Spanjën si një “partner të tmerrshëm” në NATO, për shkak se nuk ka rritur buxhetin e mbrojtjes në përputhje me objektivin prej 5% të prodhimit ekonomik (PBB-së).
Ketyre Hispanikeve nuk u puqet me ne Europianeve. Pse? Sepse jane race e qelbur e perziere me arabet e Bagbadit qe i pushtuan per 500 vite. Ngjyra e surrati tyre e tregon me se miri. Zbulimi e pushtimi i Amerikes tregoi qarte se sa kriminel popull jane, nga krimet me te poshtra qe kryen Hispaniket ne krahasim me Europianet Veriore. Shihni sot Latinot, Amerika Jugut ne krahasim me Ameriken e Veriut. Aman mos na hapni barkun. Nujk kam pare e degjuar qe ne London Shqiptaret te kene nje shok e mik spanjoll, kur mund te jene miq e shok me kedo nga te gjitha kombet e racat e botes. Po te njohim mire historine e botes do te kuptonim e ndanim te miren nga e liga e kush na do e s'na do. Psh. populli Grek e Italian jane fantastike e kryqezohen me Shqiptaret e u puqen me ta. Pse? Sepse kane lidhje te vjetra gjaku, kulture e traditash. Ah qeverite, qeverite shkojne e vijne por, popujt qendrojne ne themelet e tyre. Duhet te sensore spiuni qe ne lindje t'i dallosh keto fenomene.
Taman e ka thene,ky nuk eshte trump po trap,i shikon gjerat me syrin e nje nisnesmeni pervers arrogant