TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Mars 2026, 15:33

Sulmet në Liban, Irani kërcënon Izraelin: Do të godasim ambasadat tuaja në të gjithë botën!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet në Liban, Irani kërcënon Izraelin: Do të godasim

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten, ndërsa Irani ka paralajmëruar se mund të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse Izraeli sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Sipas mediave iraniane, të cilat citojnë një zëdhënës të forcave të armatosura të Iranit, një sulm i mundshëm ndaj përfaqësisë diplomatike iraniane do të sillte kundërpërgjigje ndaj objekteve diplomatike izraelite në vende të ndryshme të botës.

Paralajmërimi vjen në një moment kur ushtria izraelite ka njoftuar për operacione ushtarake në Liban. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan se këtë mëngjes kanë nisur sulme ndaj objektivave të Hezbollahut në Bejrut.

Sipas të njëjtit njoftim, gjatë tre orëve të fundit ushtria izraelite ka ndërmarrë një valë sulmesh në zonën jugore të Libanit, në kuadër të operacioneve kundër strukturave të Hezbollahut.

 

iran izrael ambasada

Lini një Përgjigje