TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2026, 21:44

Sulmet në Liban, Irani mesazh SHBA-së: Zgjidh mes armëpushimit ose luftës përmes Izraelit

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet në Liban, Irani mesazh SHBA-së: Zgjidh mes armëpushimit
Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi

Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zgjedhin mes armëpushimit të arritur ditën e djeshme dhe vazhdimit të luftës përmes Izraelit. Deklarata e deklaratë e Araghchit vjen pas një serie sulmesh izraelite në Liban. Me anë të një postim në platformën X, Araghchi theksoi se kushtet e përcaktuara në armëpushimin dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit janë “të qarta”.

“Kushtet e armëpushimit Iran-SHBA janë të qarta dhe eksplicite: SHBA-të duhet të zgjedhin - armëpushim ose vazhdim të luftës përmes Izraelit. Nuk mund t'i kenë të dyja. Bota i sheh masakrat në Liban. Topi është në fushën e SHBA-së dhe bota po shikon nëse ajo do të veprojë sipas angazhimeve të saj”, shkroi ai,

Araghchit bashkëngjiti gjithashtu njoftimin e armëpushimit nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, duke theksuar se Sharif kishte deklaruar se marrëveshja do të përfshinte edhe Libanin.

araghchi

Lini një Përgjigje