TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 4 Korrik 2026, 19:37

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh, shqiptarët të vendosur për rrëzimin e dyshes Rama-Berisha

Shkruar nga Pamfleti
9 MINUTA ME PARE

Vijon marshimi qytetar, protestuesit drejt Komisariatit nr. 3

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Pas disa orësh fjalime para godinës së Kryeministrisë, ku u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protesta e 35-të mbarëkombëtare ka vijuar me një marshim masiv në rrugët e Tiranës.

Mes pankartave, banderolave, thirrjeve kundër qeverisë dhe "surprizave" simbolike të organizuara me rastin e ditëlindjes së kryeministrit, mijëra protestues janë nisur drejt rrugës "Mine Peza", ku ndodhen në paraburgim protestuesit e arrestuar pas përplasjeve me policinë gjatë demonstratës së së enjtes.

Me thirrjet "Lironi çunat", "Ju erdhi fundi", aktivistët dhe qytetarët po marshojnë për të shprehur mbështetjen ndaj të arrestuarve dhe për të kundërshtuar ndalimin e tyre. Aktualisht, kolona e protestuesve po kalon pranë Muzeut Kombëtar, me destinacion zonën pranë Komisariatit të Policisë nr. 3 në rrugën "Mine Peza".

Ndërsa ditën e nesërme, protestuesit e arrestuar pritet të dalin para Gjykatës Penale për caktimin e masës së sigurisë. Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vijojë edhe nesër, duke nisur në orën 09:00 përpara Gjykatës, në mbështetje të të ndaluarve dhe me kërkesën për lirimin e tyre.

 

18 MINUTA ME PARE

35 ditët që ndezën shpresën e një Shqipërie të re!

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Pankartë nga protesta

Për herë të parë në 35 vite, qytetarët protestojnë çdo ditë me nismën e tyre. Mesazhi nuk është vetëm për Ramën, por për gjithë klasën politike.

Janë bërë 35 ditë. Tridhjetë e pesë ditë që bulevardi përpara Kryeministrisë nuk është bosh. Tridhjetë e pesë ditë që qytetarë nga Tirana, rrethet dhe diaspora dalin në shesh pa flamuj partie, pa autobusë të organizuar dhe pa urdhra politikë. Vetëm me një kërkesë të përbashkët: ndryshim.

Në 35 vite pluralizëm, Shqipëria ka parë protesta të mëdha, revolta, greva urie dhe tubime masive. Por rrallëherë, në mos kurrë, një protestë ka zgjatur kaq gjatë me iniciativën e vetë qytetarëve. Pikërisht këtu qëndron forca e saj.

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec, shumë shpejt u kthye në një revoltë kundër mënyrës se si është qeverisur vendi. Sot, në shesh nuk dëgjohen vetëm thirrjet "Rama ik", por edhe "Rama në burg, Berisha në burg". Ky është ndoshta mesazhi më i fortë i kësaj proteste: zemërimi nuk drejtohet më vetëm ndaj një qeverie, por ndaj një klase politike që shumë qytetarë e konsiderojnë përgjegjëse për gjendjen e vendit.

Gjatë këtyre 35 ditëve, qeveria provoi pothuajse çdo strategji. Fillimisht e injoroi protestën. Më pas u përpoq ta minimizonte. Më vonë nisi sulmet personale ndaj protestuesve, akuzat, linçimin publik, etiketimet dhe përpjekjet për ta paraqitur si një lëvizje të manipuluar. Kur kjo nuk funksionoi, erdhën përplasjet me policinë, arrestimet dhe tensionet.

Megjithatë, dita e 35-të dha një përgjigje të qartë. Bulevardi ishte më i mbushur se kurrë. Kjo tregon se zemërimi nuk është zbehur. Përkundrazi, ai vazhdon të jetë aty.

Por protesta nuk është një mesazh vetëm për Edi Ramën.

Ajo është një sinjal po aq i fortë edhe për opozitën tradicionale. Për vite me radhë, Sali Berisha ka organizuar protesta të shumta kundër qeverive socialiste. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk arriti të krijojë një lëvizje të përditshme, që të zgjasë mbi një muaj dhe të mobilizojë qytetarë pa një organizim klasik partiak.

Kjo tregon se problemi nuk është mungesa e pakënaqësisë. Njerëzit janë aty. Ata kanë dalë në shesh. Por një pjesë e tyre nuk e gjejnë veten te politika tradicionale. Në këtë kuptim, protesta është edhe një kritikë ndaj opozitës, që nuk ka arritur të kanalizojë këtë pakënaqësi dhe të frymëzojë qytetarët.

Në fund, ndoshta ky është ndryshimi më i madh që ka sjellë kjo lëvizje.

Për herë të parë pas shumë vitesh, në bulevard nuk sfidohet vetëm një qeveri. Sfidohet një mënyrë e të bërit politikë. Sfidohet ideja se pushteti dhe opozita janë dy anë të së njëjtës medalje. Dhe pikërisht për këtë arsye, pavarësisht se si do të përfundojë kjo protestë, një gjë duket se ka ndodhur tashmë: këta të rinj e të reja treguan se shqiptarët mund të ngrihen duke kthyer shpresën te të gjithë ne. /Pamfleti

20 MINUTA ME PARE

Avokati i Popullit: Të lirohet menjëherë protestuesi që vuan nga epilepsia, qëndrimi në qeli i rrezikon jetën

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit për të cilin u pretendua se ishte dhunuar në ambientet e Bllokut të Sigurisë, duke bërë me dije se deri në këtë fazë të verifikimeve nuk janë konstatuar prova që mbështesin këto pretendime. Megjithatë, institucioni vlerëson se gjendja shëndetësore e të arrestuarit nuk lejon vijimin e qëndrimit në qeli dhe i ka kërkuar Prokurorisë dhe Gjykatës rishikimin e menjëhershëm të masës së sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, katër ndihmës komisionerë u angazhuan për verifikimin e rastit. Fillimisht ata u paraqitën në QSUT, ku gjendja shëndetësore e qytetarit nuk bëri të mundur intervistimin e tij. Më pas, grupi i verifikimit zhvilloi inspektime në Bllokun e Sigurisë, duke marrë dëshmi nga punonjësit e policisë dhe persona të tjerë të arrestuar. Pas transferimit të qytetarit në Spitalin e Traumës, u mor edhe deklarimi i tij.

Nga dokumentacioni i administruar deri tani, Avokati i Popullit thotë se nuk rezultojnë prova që konfirmojnë ushtrimin e dhunës në ambientet e Bllokut të Sigurisë. Institucioni shton se qytetari ishte intervistuar edhe një ditë më parë dhe, sipas deklarimit të tij me shkrim, nuk kishte ngritur pretendime për dhunë gjatë ndalimit, shoqërimit, qëndrimit në komisariat apo në Bllokun e Sigurisë.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve është konstatuar se qytetari ka kaluar disa episode krizash shëndetësore të lidhura me sëmundjen nga e cila vuan. Për këtë arsye, Avokati i Popullit vlerëson se mbajtja e tij në qeli përbën rrezik për shëndetin dhe bie ndesh me standardet e nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Verifikimet vijojnë ende, ndërsa institucioni ka kërkuar administrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në ambientet ku mbahej qytetari. Paralelisht, i është kërkuar Prokurorisë dhe Gjykatës të rishqyrtojnë masën e sigurisë dhe ta zëvendësojnë atë me një masë tjetër, në përputhje me gjendjen shëndetësore të të arrestuarit.

29 MINUTA ME PARE

"Në shtator do të jemi më shumë", organizatori paralajmëron vijimin e protestave

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Protesta e 35-të mbarëkombëtare kundër qeverisë dhe klasës politike, e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, u mbyll me një mesazh për vazhdimin e mobilizimit.

Tubimit iu bashkuan qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, duke i dhënë protestës një karakter mbarëkombëtar.

Pas marshimit nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë dhe fjalimeve të mbajtura nga aktivistë, përfaqësues të diasporës dhe qytetarë, organizatori Edison Lika mori fjalën në mbyllje të protestës.

"Në shtator do të jemi më të shumtë", u shpreh ai teksa shtoi me vendosmëri se tubimet do të vijojnë.

Aktivisti Lika deklaroi me bindje se protestat pritet të vijojnë edhe pas sezonit veror, megjithëse nuk dha detaje nëse tubimet do të ndërpriten gjatë dy muajve të verës apo do të vazhdojnë sipas një kalendari të ri.

Gjatë protestës së sotme, pjesëmarrësit marshuan me pankarta, flamuj kombëtarë dhe banderola, ndërsa brohoritën slogane kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, lirimin e protestuesve të arrestuar dhe ndryshime në sistemin politik.

Pjesëmarrja e diasporës, e cila iu bashkua për herë të dytë tubimit, ishte një nga elementët më të spikatur të protestës së 35-të.

39 MINUTA ME PARE

Nesër vendoset masa e sigurisë për protestuesit e arrestuar, tubimi zhvendoset para Gjykatës Penale

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Ditën e nesërme pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj protestuesve të arrestuar pas përplasjeve me policinë gjatë protestave të fundit. Të ndaluarit janë mbajtur në paraburgimin në rrugën "Mine Peza", ndërsa nesër do të dalin përpara gjykatës.

Arrestimet erdhën pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së fundit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit, të shoqëruara me hedhje objektesh, ndërsa policia u përgjigj me spraj lotsjellës dhe ujë.

Në përfundim të protestës së 35-të mbarëkombëtare, aktivisti Edion Lika u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen nesër, në orën 09:00 në ambientet e jashtme të Gjykatës Penale, pranë SPAK-ut, për të protestuar në mbështetje të të arrestuarve dhe për të kërkuar lirimin e tyre.

“Nesër në 09:00 të gjithë çunat dalin para gjykatës. Është detyra jonë që nesër të jemi para gjykatës. Lironi çunat”, u shpreh protestuesi.

Sipas organizatorëve, tubimi synon të shprehë solidaritet me protestuesit e ndaluar dhe kundërshtimin ndaj arrestimeve të kryera pas demonstratës së fundit.

 

 

 

45 MINUTA ME PARE

“Te komisariati”/ Oshëtin bulevardi, me mijëra qytetarë nisin marshimin!

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Nis marshimi

Mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, oër të 35-ën herë. 

Pas përfundimit të fjalimeve në podium para Kryeministrisë, ka nisur marshimi i protestuesve, të cilët po lëvizin përgjatë itinerarit të parashikuar nga organizatorët.

Gjatë lëvizjes, u dëgjuan thirrje që marshimi të drejtohej drejt Komisariatit të Policisë Nr. 3, ku mbahen disa nga protestuesit e arrestuar, me qëllim shprehjen e solidaritetit dhe kërkesën për lirimin e tyre.

Në tubim është regjistruar një pjesëmarrje e lartë, me mijëra qytetarë të mbledhur nga qytete të ndryshme të vendit, ndërsa pjesë e protestës janë bërë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit po marshojnë në mënyrë paqësore, duke kërkuar ndryshim dhe duke shprehur pakënaqësitë e tyre për situatën politike dhe ekonomike në vend. Në tubim morën pjesë grupe qytetarësh të ardhur nga Kosova, si dhe shqiptarë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të Evropës, të cilët deklaruan se kanë udhëtuar për të qenë pjesë e protestës.

Atmosfera u shoqërua me brohoritje dhe mesazhe të shumta kundër qeverisë. Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe politike, ndërsa gjatë aktivitetit i dorëzuan kryeministrit Edi Rama disa "dhurata" simbolike, të cilat, sipas organizatorëve, përfaqësonin një formë ironie dhe proteste ndaj mënyrës së qeverisjes.

Mijëra qytetarë u mblodhën këtë të shtunë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë godinës së Kryeministrisë, në protestën e 35-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Pjesë e tubimit janë bërë edhe dhjetëra shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të Evropës për t'iu bashkuar protestës. Para se të mbërrinin në bulevard, një pjesë e tyre u ndalën pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, ku shprehën mbështetje për protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të zhvilluar më herët pranë Parlamentit. Më pas, ata iu bashkuan marshimit drejt Kryeministrisë.

Sipas organizatorëve, kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kësaj kërkese, duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në tubimet e ardhshme.

50 MINUTA ME PARE

E vetmja vajzë e proceduar penalisht, protestuesja: Jemi gjenerata Z, nuk na e mbyllni dot gojën!

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Një prej fjalimeve që tërhoqi vëmendje në protestën e 35-të mbarëkombëtare kundër qeverisë ishte ai i një të reje, e cila u prezantua si e vetmja vajzë e proceduar penalisht pas protestave të fundit.

Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, ajo kundërshtoi akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka ushtruar dhunë gjatë protestës.

“Unë jam e vetmja vajzë e proceduar në protestën paqësore. Më akuzojnë për sulm ndaj policisë dhe shkatërrim prone, kur kam pasur në duar vetëm telefonin”, tha protestuesja.

Në vijim të fjalës së saj, protestuesja deklaroi se brezi i ri nuk do të heshtë përballë padrejtësive dhe shprehu mbështetje për protestuesit e arrestuar.

“Ne jemi gjenerata Z. Nuk heshtim përballë padrejtësive, nuk na e mbyllni dot gojën! Lironi çunat!”, u shpreh qytetarja.

Ajo deklaroi se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e objektivit të saj.

“Rezistenca jonë nuk ndalet derisa t’ju shporrim. Ju erdhi fundi!”, përfundoi aktivistja.

 

58 MINUTA ME PARE

"Nuk na ndalën kufijtë e Jugosllavisë, jo më trarët e Ramës", Salianji: Shteti mbylli kufirin me Kosovën!

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Renaldo Salianji

Gjatë fjalës së mbajtur në protestë, gazetari Renaldo Salianji akuzoi qeverinë se ka ndërmarrë masa për të penguar qytetarët nga Kosova që t’i bashkoheshin tubimit në Shqipëri.

Salianji deklaroi se, sipas tij, shteti “ka bërë një tjetër turp”, duke pretenduar se kufiri me Kosovën është mbyllur në përpjekje për të ndaluar pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova në protestë.

“Në panik e sipër, ka mbyllur kufirin me Kosovën me shpresë që shqiptarët e Kosovës të mos vinin këtu. Shqiptarët nuk u ndalën nga kufiri i Jugosllavisë dhe jo më nga trarët e Edi Ramës për të qenë pranë njëri-tjetrit. Ata e gjetën rrugën dhe janë këtu sot në shesh me ne”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Salianji solli edhe shembullin e një familjeje që, sipas tij, kishte marrë pjesë në protestë me tre breza.

“Pashë një gjysh, baba dhe nip që po vinin në protestë. E kuptoni sa e trishtë është që tre breza të kenë të njëjtën dëshirë dhe sa e rëndë duhet të jetë për një politikan që të kundërshtohet nga fëmijët deri te pensionistët”, tha ai.

Gazetari kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, qeveria ka përdorur fondet publike, duke krahasuar mungesën e mjeteve zjarrfikëse me praninë e automjeteve të përdorura për shpërndarjen e protestuesve.

“Ky shtet nuk ka zjarrfikëse për të fikur zjarret gjatë verës, por ka makina uji për të shpërndarë protestuesit paqësorë. Sikur fondet për këto mjete të ishin përdorur për blerjen e zjarrfikëseve, sot do të kishim më shumë pyje dhe më pak politikanë të korruptuar”, deklaroi ai.

1 ORE ME PARE

"Në fytyrat tuaja shoh Shqipërinë e re", aktivistja: Drejtësia të hetojë Edi Ramën!

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Aktivistja Sidorela Vatnikaj mori fjalën në protestën e 35-të mbarëkombëtare në Tiranë, ku u ndal te fenomeni i emigracionit, largimi i të rinjve dhe nevoja për ndryshim.

Ajo u shpreh se në protestuesit sheh historinë e mijëra shqiptarëve që janë detyruar të largohen nga vendi për një jetë më të mirë.

“Në fytyrat tuaja shoh fytyrën e tim vëllai student ekselent që sot punon si punëtor ndërtimi në Nju Jork. Njëkohësisht shoh besim, shoh solidaritet për një Shqipëri të re që do ta ndërtojmë vetëm ne. Sot në fytyrat tuaja shoh fytyrën e Shqipërisë së re pa autokratin Edi Rama, pa oligarkë që na privatizojnë dhe pa pronar të mediave që ju shërbejnë”, tha aktivistja.

Vatnikaj u shpreh gjithashtu se. emigrimi nuk duhet të jetë më zgjidhja për shqiptarët dhe bëri thirrje për një drejtësi që, sipas saj, të veprojë ndaj kujtdo.

“Jemi këtu që nënat tona të mos na përcjellin më me lot në sy. Kemi ikur për 36 vjet, nuk ikim më. Ikni ju. Dua të them se jam këtu me besimin se Shqipërinë e re ka një drejtësi që heton edhe Edi Ramën, edhe oligarkët, edhe autokratët dhe ata që na kanë vjedhur”, përfundoi Vatnikaj.

1 ORE ME PARE

Protestuesit i përgjigjen Lamallarit: Të erdhi fundi, kostumin do ta zëvendësosh me rrobat e burgut

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Edison Lika në protestë

Nga protesta kombëtare, aktivisti Edison Lika, reagoi pas deklaratave të ministrit të Brendshëm për avokatin e protestuesve, Gentian Serjani

Protesta kombëtare para Kryeministrisë është shoqëruar edhe me një reagim të ashpër ndaj ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.

Nga podiumi i protestës, aktivisti Edison Lika iu përgjigj deklaratave të ministrit, i cili hodhi poshtë akuzat e avokatit Gentian Serjani për dhunë ndaj një protestuesi të arrestuar në Komisariatin nr. 3 dhe paralajmëroi se, nëse pretendimet rezultojnë të pavërteta, rasti mund të referohet në Dhomën Kombëtare të Avokatisë.

Lika akuzoi Lamallarin se po sulmon avokatët që mbrojnë protestuesit dhe i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë nga protesta.

"Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, që shtrëngonte kollaren kur e emëroi Rama, sot pati guximin të merret me avokatët. I themi edhe Besfortit, të erdhi fundi! Atë kostumin me kollare do të ta zëvendësojmë me rrobat e burgut!", deklaroi Lika.

Deklarata vjen pasi ministri Lamallari reagoi ndaj pretendimeve të avokatit Gentian Serjani, i cili kishte deklaruar se një protestues i arrestuar, që sipas tij vuan nga epilepsia, ishte dhunuar në ambientet e komisariatit.

Lamallari i cilësoi këto akuza "totalisht të pabaza dhe të pavërteta", bëri të ditur se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishte nisur verifikimet dhe shtoi se edhe Avokati i Popullit nuk kishte konstatuar problematika gjatë vizitës te të ndaluarit. Ministri paralajmëroi gjithashtu se, nëse pretendimet rezultojnë të pavërteta, Policia e Shtetit do të ketë të drejtën të referojë rastin në prokurori, si edhe në Dhomën Kombëtare të Avokatisë.

Reagimi i Likës u prit me brohoritje nga protestuesit, ndërsa në ditën e 35-të të protestës kombëtare vijojnë thirrjet për lirimin e të arrestuarve pas përplasjeve me policinë dhe kërkesat për largimin e qeverisë.

1 ORE ME PARE

"Rama po e ndan Shqipërinë si bakllava", emigranti nga protesta: Do ta hedhim këtë regjim në kosh!

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Një emigrant i ardhur nga Shtetet e Bashkuara mori fjalën në protestën e 35-të mbarëkombëtare kundër qeverisë, duke deklaruar se ishte kthyer në Shqipëri pas tre dekadash për t'iu bashkuar qytetarëve të mbledhur para Kryeministrisë.

Në fjalën e tij, ai kritikoi kryeministrin Edi Rama dhe tha se protestuesit synojnë ndryshim politik në vend.

“Vij pas 30 vitesh nga SHBA për t’iu bashkuar protestës, protesta më paqësore në 35 vjet në Shqipëri. Këtë regjim do ta çojmë në kazan të plehrave. Të parët tanë luftuan dhe dhanë edhe jetën për këtë tokë”, tha emigranti.

Më tej, emigranti akuzoi kryeministrin se po trajton vendin si pronë personale dhe përsëriti thirrjen për ndryshim.

“Ky hallvaxhi po e ndan Shqipërinë si me qen një copë bakllava. T’ia falë njërit e tjetrit. Edi Rama është një zhuls. Ne do t’i hedhim në tokë dhe do të krijojmë Shqipërinë e re”, u shpreh ai.

1 ORE ME PARE

Fantazia e protestuesve nuk ka limit, i bëjnë një tjetër surprizë Ramës për datëlindje!

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Protestuesit i sjellin rroba burgu Ramës

Protesta kombëtare para Kryeministrisë ka hyrë në ditën e saj të 35-të, ndërsa është shoqëruar me disa akte simbolike të protestuesve.

Pas tortës me mesazh politik dhe arkivolit simbolik, protestuesit sollën edhe një palë rroba burgu, të cilat i paraqitën si "dhuratën" e radhës për kryeministrin Edi Rama.

Më herët gjatë protestës, me rastin e ditëlindjes së kryeministrit, u ekspozua një tortë ku ishte shkruar mesazhi: "Populli të uron! Jepe dorëheqjen, merr dhe Saliun me vete", ndërsa pjesëmarrësit brohorisnin: "Edhe 100 vite në burg".

Në bulevard u vendos edhe një tortë prej betoni, që protestuesit e paraqitën si simbol të betonizimit të vendit.

Protesta, e cila fillimisht nisi si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, është zgjeruar në një lëvizje me kërkesa më të gjera politike. Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje si "Rama në burg, Berisha në burg", "Dorëheqje", "Revolucion", "Shqipëri e re" dhe "Lironi çunat", në mbështetje të protestuesve të arrestuar pas përplasjeve me policinë në protestën para Kuvendit.

Protesta vijon me fjalime të qytetarëve nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, ndërsa bulevardi mbetet i mbushur me flamuj kuqezi, flamuj amerikanë me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, si dhe me pankarta e simbolin e flamingos, që organizatorët e konsiderojnë tashmë identitet të kësaj lëvizjeje qytetare.

1 ORE ME PARE

“Kemi informacione se po tentohet dhunë”, organizatorët e protestës: Distancohemi nga çdo akt, Rama do rrëzohet me tubim paqësor

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Vijon protesta

Pas tensioneve të së enjtes para Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, organizatorët e protestës kombëtare kanë bërë një apel publik për ruajtjen e karakterit paqësor të tubimit.

Një prej përfaqësuesve të Këshillit Organizativ deklaroi se kanë informacione se disa persona mund të tentojnë të provokojnë incidente gjatë protestës, por theksoi se organizatorët distancohen nga çdo formë dhune.

"Kemi informacione se njerëz nga rrethet janë nisur të veprojnë në një formë ndryshe në protestë. Ne si Këshill Organizativ nuk pajtohemi me asnjë shenjë dhune. Kush do të vijë dhe të protestojë ndryshe, ne jemi të distancuar ndaj veprave të dhunës kundër institucioneve dhe policisë. Edi Rama duhet të japë dorëheqje prej këtyre qytetarëve në formë paqësore," deklaroi ai.

Deklarata vjen në një moment kur protesta e ditës së 35-të ka mbledhur mijëra qytetarë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Dy ditë më parë, gjatë protestës para Kuvendit, pati përplasje me policinë, ndërsa u përdor gaz lotsjellës dhe spray me piper. Pas atyre ngjarjeve u arrestuan disa protestues, të cilët vijojnë të mbahen në paraburgim.

Po pas incidenteve të së enjtes reagoi edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila publikoi një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë, duke paralajmëruar se protestat mund të përshkallëzohen dhe u bëri thirrje të shmangin zonat ku zhvillohen tubimet.

Megjithatë, deri në këto momente, protesta e sotme ka vijuar normalisht. Tubimi është zhvilluar me fjalime, pankarta dhe simbolika të ndryshme, ndërsa organizatorët kanë përsëritur se qëllimi i tyre mbetet zhvillimi i një proteste paqësore, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

1 ORE ME PARE

"Kriminelë!", Osman Stafa: Në Onkologjik s'ka ilaçe, pacientët po lihen në mëshirë të fatit

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Gazetari Osman Stafa, mbajti fjalën e tij në protestën e 35-të mbarëkombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës, ku vuri theksin te gjendja e sistemit shëndetësor.

Nga podiumi para Kryeministrisë, ai foli për mungesën e ilaçeve në Onkologjik dhe vështirësitë që, sipas tij, hasin qytetarët për të marrë shërbime në spitalet publike.

Gazetari u ndal te kushtet në disa prej strukturave spitalore, duke ngritur akuza për mënyrën se si janë përdorur fondet publike.

“Do të flas sa të kem frymë për shëndetësinë. Reanimacioni ka vetëm 30 vende, duhet të presësh të vdesë dikush që të marrësh shërbim. Te Neurologjia vdes po të kesh goditje në kokë, sepse nuk punon pajisja dhe duhet të kesh 35 mijë euro për të shkuar në spital privat. Në Onkologjik nuk ka ilaçe. A kanë shpirt këta që i lënë nënat, motrat e baballarët tanë pa ilaçe? I harxhojnë paratë me Kopshtin Eden, ‘Tigrat’ e Belindës, inceneratorët dhe satelitët. Janë kriminelë”, u shpreh ai.

Më herët, Stafa vlerësoi vijimësinë e protestës dhe iu referua edhe protestuesit Altin Hila, i cili ndodhet në burg.

“Ata nuk duan të dëgjojnë e të shikojnë, duan vetëm të vjedhin e të përfitojnë në kurrizin tonë, me taksat tona. Por ne nuk do t’i lejojmë më. Kanë kaluar 35 ditë dhe nuk është parë kurrë në Shqipëri një protestë, një qëndresë dhe një rezistencë e tillë.

Një protestues i arrestuar, Altin Hila, babai i një fëmije invalid, mori pjesë në 33 protesta. Sot në protestë është nëna e atij fëmije dhe bashkëshortja e Altin Hilës me fëmijën e sëmurë. Në Shqipëri e drejta nuk ka si të mos fitojë”, tha gazetari.

1 ORE ME PARE

“Sheshi plot me shqiptarë të mirë”, Mehdi Malkaj: Për dashurinë jap jetën, për Atdheun jap dashurinë

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Aktori Mehdi Malkaj ishte një nga folësit në protestën e 35-të mbarëkombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës, e zhvilluar para Kryeministrisë.

I pritur me duartrokitje nga protestuesit, ai falenderoi qytetarët për mbështetjen dhe emocionet që, sipas tij, e rikthyen edhe një herë në podium.

“Ju më falni shumë dashuri, sepse duartrokitjet tuaja më kanë bërë të vij deri këtu. O njerëz, ne që jemi këtu jemi shqiptarë të mirë, kjo nuk diskutohet", tha Malkaj.

Në vijim të fjalës së tij, Malkaj ndau edhe një mesazh për rëndësinë e atdhedashurisë, duke vendosur Atdheun mbi çdo interes tjetër.

“Për dashurinë jap jetën, por për Atdheun jap dashurinë”, u shpreh aktori.

Protesta e 35-të vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, të cilët janë mbledhur para Kryeministrisë në mbështetje të kërkesave të organizatorëve.

1 ORE ME PARE

"Diktatori i fundit"/ Protestuesit mesazh Ramës, rrëzojnë para Kryeministrisë bustin e tij (Video)

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Rrëzohet busti i Ramës

Simbolika e protestës kombëtare u pasua me një tjetër akt, ku qytetarët e krahasuan rrëzimin e bustit me shembjen e monumentit të diktatorit Enver Hoxha

Protesta kombëtare e ditës së 35-të para Kryeministrisë është shoqëruar me një tjetër akt simbolik nga qytetarët, të cilët vijojnë të përdorin performanca dhe instalacione për të përcjellë mesazhet e tyre politike.

Pas tortës së ditëlindjes, ku i kërkohej Edi Ramës të jepte dorëheqjen dhe të "merrte me vete edhe Saliun", pas nxjerrjes së një "torte prej betoni" dhe "arkivolit politik" të kryeministrit, protestuesit kanë shfaqur edhe një bust që, sipas tyre, përfaqësonte Edi Ramën.


Bustit iu vendos simbolikisht emërtimi "Busti i fundit i diktaturës", ndërsa më pas protestuesit e rrëzuan mes brohoritjeve të turmës.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, akti ishte frymëzuar nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha, duke e paraqitur si simbol të përfundimit të një epoke politike.

Momenti u prit me duartrokitje dhe thirrje nga mijëra qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë, në protestën që deri më tani konsiderohet më masivja që prej nisjes së lëvizjes qytetare.

Protesta e sotme është shoqëruar nga një sërë simbolikash dhe performancash, ndërsa në bulevard kanë dominuar thirrjet "Rama në burg, Berisha në burg", "Revolucion", "Shqipëri e re", "Dorëheqje" dhe "Lironi çunat", duke e paraqitur lëvizjen si një revoltë jo vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër gjithë kastës politike.

 

2 ORE ME PARE

“Rama dhe Berisha kanë frikë nga ne!”, protestuesi bën deklaratën e fortë: Janë gati për kaos e destabilitet!

 
Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Protesta

Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, një prej protestuesve tha protesta paqësore po shqetëson drejtuesit politikë dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos bien në grackën e dhunës.

“A e dini se kush ka frikë nga protesta jonë paqësore? Ai që është mësuar të përçajë njerëzit dhe të mbjellë frikë. Kur nuk ia del dot, bën provokime, si ato që pamë para dy ditësh para Kuvendit”, u shpreh ai.

Më tej, protestuesi theksoi se liria fitohet me qëndresë dhe jo me dhunë, duke paralajmëruar se, sipas tij, përshkallëzimi i situatës do t’i shërbente vetëm klasës së vjetër politike.

“Ne do të qëndrojmë fort për të qenë të lirë. Liria nuk dhurohet, por fitohet. Të mos biem në kurthin e dhunës. Kasta e vjetër politike do kaos, sepse aty mund të fshihet”, deklaroi ai.

Në fjalën e tij, protestuesi solli në vëmendje edhe ngjarjet e vitit 1997, duke bërë një krahasim me situatën aktuale.

“Kujtoni vitin 1997. Shteti u rrëzua, mijëra qytetarë u larguan, pati viktima dhe askush nuk mbajti përgjegjësi. Në vitin 1997 lufta ishte për pushtet, sot luftojnë për mbijetesë. Janë gati të krijojnë destabilitet vetëm për të mos u larguar nga pushteti”, u shpreh ai.

2 ORE ME PARE

Video/ Pamjet me dron "flasin vetë", det protestuesish në bulevard për largimin e Ramës

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Pamej nga protesta

Dita e 35-të shënon pjesëmarrje masive, ku me mijëra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë

Protesta kombëtare e kësaj të shtune ka shënuar pjesëmarrje masive. 

Pamjet e filmuara me dron tregojnë një bulevard të mbushur plot me protestues, ndërsa turma shtrihet nga godina e Kryeministrisë deri në zonën mbi ish-Hotel Dajtin, duke mbuluar pothuajse të gjithë segmentin e Bulevardit "Dëshmorët e Kombit".

Në protestë janë bashkuar qytetarë nga Tirana, rrethet dhe diaspora, duke iu përgjigjur thirrjes për protestën kombëtare. Bulevardi dominohet nga flamujt kuqezi, por edhe nga flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ditën kur shënohet 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së.

Ndryshe nga ditët e para, kur protesta nisi si reagim ndaj projektit në Zvërnec, sot ajo është kthyer në një lëvizje të gjerë kundër kastës politike. Nga turma dëgjohen vazhdimisht thirrjet "Rama në burg, Berisha në burg", "Revolucion", "Dorëheqje", "Shqipëri e re" dhe "Lironi çunat", në mbështetje të protestuesve të arrestuar pas përplasjeve me policinë gjatë protestës së së enjtes para Kuvendit.


Pamjet ajrore tregojnë qartë përmasat e tubimit, me sheshin para Kryeministrisë dhe gjithë segmentin e bulevardit të mbushur me protestues, në atë që konsiderohet deri më tani protesta më masive e zhvilluar gjatë kësaj vale protestash.

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

2 ORE ME PARE

"Kanë tentuar të na intimidojnë", diaspora sfidon Ramën: Atdhedashuria është më e fortë se frika

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Protesta e 35-të mbarëkombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës u shoqërua edhe me fjalime të përfaqësuesve të diasporës. Ata deklaruan se nuk do të tërhiqen nga protestat, pavarësisht, sipas tyre, përpjekjeve për t'i frikësuar dhe intimiduar.

Një prej tyre u shpreh se asnjë presion nuk do t'i pengojë shqiptarët e diasporës të mbështesin protestën.

"Me infiltrimet që kanë bërë këto ditë për të na intimiduar që të mos jemi këtu, i them se atdhedashuria është më e madhe se frika. Asnjë përpjekje nuk do të na ndalë", tha emigranti.

Protestuesi përmendi edhe Arbër Lleshin, i cili ndodhet në burg pas protestave të mëparshme, duke theksuar se arrestimet nuk do të ndikojnë në vijimin e protestës.

"Arbër Lleshi është sot në burg. Asnjë arrestim nuk na përçan. Ne do të jemi të bashkuar dhe nuk do të dorëzohemi deri në largimin tënd. Sot kryefjala është: 'Lironi çunat!'", u shpreh ai.

2 ORE ME PARE

"Rama politikisht ka vdekur", protestuesit parakalojnë me arkivol në bulevard

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Protesta kombëtare e ditës së 35-të para Kryeministrisë është shoqëruar me një tjetër akt simbolik nga qytetarët.

Mes mijëra protestuesve që kanë mbushur bulevardin, është shfaqur një arkivol druri, i cili është mbajtur mbi supe nga disa pjesëmarrës dhe është shoqëruar me brohoritje të turmës.

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Sipas protestuesve, bëhet fjalë për "arkivolin politik të Edi Ramës", një simbolikë me të cilën ata pretendojnë se qeverisja e tij ka marrë fund.

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Protesta e sotme konsiderohet si tubimi më masiv që nga nisja e lëvizjes qytetare 35 ditë më parë. Ashtu si në ditët e fundit, në bulevard kanë dominuar thirrjet "Rama në burg, Berisha në burg", "Revolucion", "Dorëheqje", "Shqipëri e re" dhe "Lironi çunat", në mbështetje të protestuesve të arrestuar pas përplasjeve me policinë gjatë protestës së së enjtes para Kuvendit.

Arkivoli simbolik është një nga mesazhet më të forta të protestës së sotme, me organizatorët dhe pjesëmarrësit që e paraqesin si shenjë të asaj që e konsiderojnë fundin politik të kryeministrit Edi Rama.

 

2 ORE ME PARE

Protestuesi paralajmëron përshkallëzim: Nuk ikën Rama me lule, të bllokojmë institucionet!

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Protesta

Protesta e 35-të mbarëkombëtare kundër qeverisë para Kryeministrisë është shoqëruar edhe me thirrje për përshkallëzimin e aksionit protestues.

Një prej protestuesve, duke folur nga podiumi, deklaroi se protesta duhet të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kërkoi mobilizim më të madh të qytetarëve.

Ai u bëri apel shqiptarëve të diasporës që të mos largohen pas protestës së kësaj të shtune, por të qëndrojnë në Shqipëri për t'iu bashkuar protestuesve në ditët në vijim.

"Protesta do të vijojë derisa ky të japë dorëheqjen. Diaspora të mos vijë vetëm deri të shtunën, por çdo ditë derisa ta shporrim. Diaspora të qëndrojë këtu me qëndrestarët," u shpreh ai.

Në fjalën e tij, protestuesi paralajmëroi edhe përshkallëzim të formave të protestës, duke deklaruar se, sipas tij, nevojiten veprime më të forta kundër institucioneve shtetërore.

"Nuk ikën Rama me lule, as Berisha. Duhet të bllokojmë institucionet e të mos i lejojmë të hyjnë. Institucionet i përdorin për pazaret e tyre dhe jo për Shqipërinë," deklaroi ai.

Deklaratat u bënë gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku marrin pjesë qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora, të cilët kërkojnë ndryshime politike dhe vijimin e protestave.

 

2 ORE ME PARE

Gazetari në protestë: Ky është investimi më i madh i jetës sonë, mos bini në provokime!

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Shpend Gashi

Gazetari Shpend Gashi u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin çdo provokim gjatë protestës mbarëkombëtare para Kryeministrisë, duke theksuar se forca e tubimit qëndron te bashkimi dhe jo te përplasja.

Në fjalën e mbajtur para protestuesve, Gashi deklaroi se shqiptarët janë mbledhur në shesh përmes dashurisë për njëri-tjetrin, pavarësisht se, sipas tij, janë larguar nga vendi për shkak të urrejtjes dhe politikave të qeverisë.

"Zemra mal kur ju shoh të gjithëve këtu. Ky zotëria që është kryeministër na ka larguar me urrejtje dhe ne jemi mbledhur me dashuri nga njëri-tjetri. Fuqia jonë më e madhe është dashuria. Mos bini pre e provokimeve," u shpreh ai.

Gazetari e cilësoi mobilizimin qytetar si një investim të madh të shqiptarëve, duke u bërë apel pjesëmarrësve që të ruajnë qetësinë gjatë zhvillimit të protestës.

"Gjithë kjo gjë e madhe është investimi i të gjithë jetës sonë. Kërkesa ime është, ju lutem, largohuni nga provokimi dhe lironi çunat," tha Gashi, duke iu referuar protestuesve të arrestuar gjatë tubimeve të fundit.

Protesta e 35-të para Kryeministrisë ka mbledhur qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, të cilët kërkojnë ndryshime politike dhe kanë bërë thirrje për lirimin e personave të arrestuar gjatë protestave të mëparshme.

2 ORE ME PARE

"I ke zemëruar shqiptarët anembanë botës", diaspora ultimatum Ramës: Dorëheqje, qeveri teknike dhe 4 kërkesa

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Protesta e 35-të mbarëkombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës u shoqërua edhe me mesazhe nga shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët për herë të dytë iu bashkuan tubimit në Tiranë.

Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, një prej përfaqësuesve të tyre kërkoi dorëheqjen e kryeministrit dhe bëri thirrje për ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se pakënaqësia ndaj qeverisë ka prekur shqiptarët kudo që jetojnë, duke i bërë thirrje kryeministrit të largohet.

"I ke zemëruar shqiptarët anembanë botës. Kërkesat tona t'i përsëris, dorëheqje pa kushte, hapi rrugë qeverisë tranzitore apolitike për të përfunduar tranzicioni", tha protestuesi.

Përfaqësuesi i diasporës paraqiti edhe kërkesat që duhet të zbatohen për garantimin e zgjedhjeve.

"Qeveria teknike të garantojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të hyhet në zgjedhje me lista të hapura, numërimi i votave të jetë elektronik që zgjedhjet të mos vidhen dhe, e fundit, auditim i administratës, sepse shumica janë patronazhistë", u shpreh ai.

Ai e mbylli fjalën me një apel të drejtpërdrejtë për kryeministrin: "Largohu sa nuk është vonë".

2 ORE ME PARE

"Premtimet tuaja kanë më shumë sezone se Netflix", pankartat që 'vodhën' vëmendjen në protestë

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Përmes pankartave dhe banderolave, protestuesit shprehën kundërshtimin ndaj qeverisë me mesazhe që ndërthurën satirën, revoltën dhe thirrjet për ndryshim.

Protesta e 35-të mbarëkombëtare kundër qeverisë nuk u karakterizua vetëm nga thirrjet dhe marshimi drejt Kryeministrisë, por edhe nga pankartat dhe banderolat që protestuesit mbanin në duar. Mesazhet, të shoqëruara me ironi dhe kritika, u fokusuan te korrupsioni, emigracioni, varfëria, premtimet politike dhe kërkesa për ndryshim.

Një nga pankartat që tërhoqi më shumë vëmendje mbante mbishkrimin: "Kur diktatura bëhet fakt, revolucioni bëhet detyrë", ndërsa një tjetër ironizonte premtimet politike me mesazhin: "Premtimet tuaja kanë më shumë sezone se serialet në Netflix".

Në mesin e protestuesve u panë edhe pankarta me mesazhe si "Sot protestojmë për dinjitet, nesër të mos ikim nëpër botë të huaj", "Sot një pankartë, nesër një valixhe. Zgjidhni vetë", si dhe "Shqipëria nuk shitet", duke shprehur kundërshtimin ndaj largimit të të rinjve dhe zhvillimeve që, sipas protestuesve, po dëmtojnë vendin.

Pjesë e protestës ishte edhe diaspora shqiptare, e cila për herë të dytë iu bashkua tubimit mbarëkombëtar. Një pankartë e mbajtur nga emigrantët shkruante: "Nga Torino në Tiranë, dorë për dore si motra me vëllanë", ndërsa një tjetër uronte Shtetet e Bashkuara me rastin e Ditës së Pavarësisë, me mesazhin në anglisht: "Happy 4th of July. May freedom inspire Albania too".

Në turmë u shfaq edhe një tortë simbolike me mbishkrimin "Populli të uron! Jepe dorëheqjen. Merr dhe Saliun me vete", si dhe banderola "Lironi çunat", në mbështetje të protestuesve të arrestuar gjatë demonstratës së mëparshme.

Përmes pankartave, protestuesit përcollën mesazhe për zgjedhje të lira, luftë kundër korrupsionit, mbrojtjen e institucioneve dhe nevojën për ndryshim politik, duke i kthyer ato në një nga elementët më të spikatur të protestës së 35-të.

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

2 ORE ME PARE

"Edhe 100 vite në burg", protestuesit "urojnë" Ramën me tortë: Jepe dorëheqjen, merr dhe Saliun me vete

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Dhuratat për Ramën

Ditëlindja e Ramës "festohet" në protestë, qytetarët i çojnë tortë me një mesazh të fortë

Protesta kombëtare në ditën e 35-të para Kryeministrisë është shoqëruar edhe me një moment simbolik, që nuk ka kaluar pa u vënë re nga pjesëmarrësit.

Me rastin e ditëlindjes së kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë sjellë një tortë, por urimi i tyre ishte larg një feste. Mbi të ishte shkruar mesazhi: "Populli të uron! Jepe dorëheqjen, merr dhe Saliun me vete".

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Torta për Ramën

Po ashtu në bulevard u shfaq dhe një tortë prej betoni, si simbol i pushtetit të Ramës, i cili ka betonizur gjithçka. Ndërkohë turma bërtiste: "Edhe 100 vite në burg".


Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër klasës politike, me protestuesit që kërkojnë largimin jo vetëm të kryeministrit Edi Rama, por edhe fundin e asaj që e cilësojnë si establishmenti politik.

Në protestën e sotme, ku është regjistruar një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve dhe e diasporës, kanë dominuar thirrjet "Rama në burg, Berisha në burg", "Revolucion", "Shqipëri e re", "Dorëheqje" dhe "Lironi çunat", në mbështetje të protestuesve të arrestuar pas përplasjeve me policinë gjatë tubimit të së enjtes para Kuvendit.

Ashtu si çdo ditë, protesta vijon me fjalime të qytetarëve nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, ndërsa bulevardi mbetet i mbushur me flamuj kuqezi, flamuj amerikanë – në ditën e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së – si edhe pankarta e simbolin e flamingos, tashmë të kthyer në identitet të kësaj lëvizjeje qytetare.

2 ORE ME PARE

I ati dhe vëllai iu arrestuan pas tensioneve para Kuvendit, e bija e Frrok Bardhit: Kërkoj drejtësi!

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
E bija e Frrok Bardhit, protestuesit të arrestuar

E bija e Frrok Bardhit, i cili u arrestua së bashku me djalin e tij, Everest Bardhin, gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ka reaguar nga protesta e 35-të mbarëkombëtare para Kryeministrisë, duke deklaruar se ndodhet në shesh për të kërkuar drejtësi dhe jo për të nxitur urrejtje.

Në fjalën e saj para protestuesve, ajo tha se babai dhe vëllai i saj u dhunuan gjatë protestës, ndërsa theksoi se është krenare për qëndrimin e tyre.

"Babi dhe vëllai u dhunuan gjatë protestës. Jam krenare për ata të dy. Si bijë kjo më dhemb. Nuk jam këtu për urrejtje, por për të kërkuar drejtësi. Askush nuk duhet të dhunohet se merr pjesë në një protestë. Ju bëj thirrje të ngremë zërin me dinjitet, qetësi e guxim. Drejtësia është e drejtë e çdo qytetari," u shpreh ajo.

Deklarata u bë gjatë protestës masive kundër qeverisë, ku marrin pjesë qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora. Gjatë tubimit janë përsëritur kërkesa për lirimin e protestuesve të arrestuar pas përplasjeve të ndodhura në protestën e zhvilluar para Kuvendit.

Frrok Bardhi dhe djali i tij, Everest Bardhi, u arrestuan pas protestës së 2 korrikut, ndërsa çështja e tyre pritet të shqyrtohet nga organet e drejtësisë.

2 ORE ME PARE

Nga protesta, Goxhaj uron SHBA-në: Popujt kanë të drejtë të kërkojnë ndryshime me mjete paqësore

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Gjatë protestës së sotme në Tiranë, Dritan Goxhaj përcolli një mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara me rastin e përvjetorit të Pavarësisë.

Ai e cilësoi SHBA-në një aleate strategjike të Shqipërisë dhe një mike të rëndësishme të popullit shqiptar, ndërsa kujtoi edhe parimet mbi të cilat është ndërtuar Deklarata e Pavarësisë amerikane.

"Sot në ditën e pavarësisë së SHBA, i urojmë popullit amerikan 250-vjetorin e pavarësisë. SHBA, aleate strategjike e Shqipërisë dhe mike e çmuar e popullit shqiptar. Kujtojmë një dokument më me ndikim, Deklaratën e Pavarësisë, që ishte shpallja e një parimi që frymëzon popujt anembanë botës se të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe gëzojnë të drejta të patjetërsueshme", tha Goxhaj.

Në vijim të fjalës së tij, aktivisti theksoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve në shoqëritë demokratike.

"Kur të drejtat e njerëzve nuk mbrohen, shoqëritë demokratike kanë të drejtë të kërkojnë ndryshime me mjete paqësore", u shpreh ai.

 

2 ORE ME PARE

"Poshtë komunistët!", protestuesit ngjisin parrullë te Ministria e Brendshme!

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Pankarta te Ministria e Brendshme

Gjatë kalimit pranë Ministrisë së Brendshme, një grup protestuesish ngjiti në murin e institucionit një parrullë me mbishkrimin "Poshtë komunistët!", duke e cilësuar atë si një mesazh politik në kuadër të protestës.

Veprimi u shoqërua me brohoritje nga një pjesë e pjesëmarrësve, ndërsa marshimi vijoi përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" në drejtim të Kryeministrisë, ku është përqendruar tubimi kryesor.

Protesta e kësaj të shtune është cilësuar nga organizatorët si një protestë mbarëkombëtare dhe ka mbledhur qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, si edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Pjesëmarrësit mbajnë pankarta me mesazhe politike dhe kërkojnë, sipas deklaratave të tyre, ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 

3 ORE ME PARE

"E kanë burgosur pa të drejtë, djali ynë është i paralizuar", gruaja e Altin Hilës përlotet në protestë

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Gruaja e Altin Hilës, protestuesit të arrestuar

Gruaja e Altin Hilës, protestuesit të arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut para Kuvendit, ka kërkuar lirimin e bashkëshortit të saj, duke deklaruar se ai është arrestuar padrejtësisht, ndërsa protestonte për shkak të situatës së vështirë familjare dhe fëmijës së tyre të sëmurë.

Ajo tha se arrestimi i bashkëshortit e ka lënë të vetme me dy fëmijët, njëri prej të cilëve është i paralizuar.

"Kam dalë për burrin tim sepse e kanë burgosur pa të drejtë. Ai ka ardhur këtu me qëllimin e fëmijës së vet dhe ka protestuar që ditën e parë. Kërkoj lirim sa më të shpejtë. Ishalla nesër gjykata e liron. Unë nuk ia dal dot vetëm me dy fëmijët e vegjël. Njërin e kam të paralizuar. Isha në punë kur Altini vinte në protestë, por tani e kam lënë punën për fëmijët," u shpreh ajo.

Bashkëshortja e Hilës shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen që familja ka marrë nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit përmes fushatës GoFundMe, e cila u hap për trajtimin e djalit të tyre dhe ku u mblodhën mbi 150 mijë euro.

"I falënderoj të gjithë shqiptarët. Kanë bërë mrekulli për fëmijën tim. 11 vjet po ia dal vetë, me kredi e çdo gjë, por shqiptarët janë gjendur edhe për mua si nënë. I falënderoj të gjithë pa masë. Zoti i shpërbleftë dhe i begatoftë," deklaroi ajo.

Altin Hila u arrestua gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ndërsa ndaj tij janë ndërmarrë procedurat ligjore nga autoritetet. Çështja pritet të shqyrtohet nga gjykata, e cila do të vendosë mbi masën e sigurisë.

 

3 ORE ME PARE

“Ju erdhi fundi”/ Shqiptarët nuk stepen, bulevardi plot e përplot në ditën e 35-të të protestës

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Pamje nga protesta

As arrestimet, as dhuna nuk i ndalën! Protesta kombëtare mbush sërish bulevardin

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" është "skuqur" këtë të shtunë nga mijëra qytetarë që i janë bashkuar protestës kombëtare, duke e bërë ndër më masivet që prej nisjes së lëvizjes qytetare 35 ditë më parë.

Qytetarë nga Tirana, rrethet dhe diaspora kanë mbushur sheshin përpara Kryeministrisë, duke i dhënë protestës një tjetër dimension. Ajo që nisi si reagim ndaj projektit në Zvërnec, është shndërruar tashmë në një lëvizje të gjerë kundër kastës politike, me protestuesit që kërkojnë ndryshim të sistemit dhe largimin e klasës së vjetër politike.

Atmosfera në bulevard dominohet nga flamujt kuqezi, ndërsa në duart e shumë protestuesve valëviten edhe flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prania e tyre nuk është rastësore. Sot shënohet 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, ndaj shumë pjesëmarrës kanë zgjedhur ta lidhin simbolikisht protestën me idealet e lirisë dhe demokracisë.

Në mesin e turmës dëgjohen vazhdimisht thirrjet “Ju erdhi fundi”, "Revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg", "Dorëheqje", "Shqipëri e re", "Ju erdhi fundi", por edhe "Lironi çunat", në mbështetje të protestuesve që vijojnë të mbahen në qeli pas përplasjeve me policinë gjatë protestës së së enjtes para Kuvendit.

Pjesëmarrja e diasporës është një nga elementët që ka spikatur në protestën e sotme. Shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme janë bashkuar me qytetarët në Tiranë, duke iu përgjigjur thirrjes së organizatorëve për një protestë kombëtare.

Ndryshe nga ditët e para, kur protesta ishte e fokusuar te mbrojtja e Zvërnecit dhe kundërshtimi i ndërtimeve në zonat e mbrojtura, sot mesazhi i protestuesve është zgjeruar. Nga podiumi dhe në pankarta, ata e paraqesin lëvizjen si një revoltë kundër mënyrës se si është qeverisur vendi ndër vite, duke kërkuar një "Shqipëri të re" dhe fundin e asaj që e cilësojnë si kastë politike.

3 ORE ME PARE

Shkundet Rama dhe kasta politike/ Diaspora zbret sërish në shesh, me mijëra persona 'derdhen' para Kryeministrisë

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Nis protesta e 35-të

Pamje magjepsëse para Kryeministrisë, shqiptarët mbushin sheshin bulevardi “Dëshmorët e Kombit’. Kërkojnë pa asnjë kompromis dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e kastës politike

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ është ndezur flakë me flamuj dhe pankarta, në ditën e 35-të para Kryeministrisë. Ndryshe nga tubimet e përjavshme, protesta e sotme është mbarëkombëtare, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe të shqiptarëve të ardhur nga diaspora.

Autokolana me mijëra makina kanë mbërritur në Tiranë pasditen e sotme, ku pritet t’i bashkohen protestës. Pjesëmarrja pritet të jetë masive, ashtu siç edhe është paralajmëruar.

Që në orët e para të pasdites, grupe protestuesish nga qytete të ndryshme të Shqipërisë nisën të mbërrijnë në Tiranë, ndërsa një fluks i madh automjetesh u regjistrua në hyrjet e kryeqytetit. Autokolona të gjata u krijuan në akset hyrëse të Tiranës, ku mijëra qytetarë që udhëtuan nga vende të ndryshme të Europës iu drejtuan sheshit të protestës.

Sipas organizatorëve, shqiptarë nga Zvicra, Italia, Greqia, Gjermania, Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Austria dhe vende të tjera europiane kanë udhëtuar për t'iu bashkuar protestës, duke e cilësuar praninë e diasporës si një mesazh se pakënaqësia ndaj situatës në vend shkon përtej kufijve të Shqipërisë.

Atmosfera në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është karakterizuar nga valëvitja e flamujve kuqezi, pankarta me mesazhe politike dhe brohoritje të vazhdueshme kundër qeverisë. Gjatë marshimit drejt Kryeministrisë janë dëgjuar edhe thirrje si "Rama në burg, Berisha në burg", ndërsa protestuesit kanë deklaruar se synimi i tyre është ndryshimi i klasës politike.

Qytetarët e pranishëm shprehen se kanë dalë në shesh për të kërkuar pa asnjë kompromis dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se protesta do të vijojë deri në realizimin e kësaj kërkese. Sipas tyre, tubimi i sotëm synon të jetë një demonstrim force qytetare dhe një mesazh se protestat nuk do të ndalen.

Përfaqësues të diasporës theksuan se pjesëmarrja e tyre në protestën mbarëkombëtare nuk është e drejtuar vetëm kundër qeverisë, por përfaqëson, sipas tyre, një reagim ndaj të gjithë klasës politike. Ata u shprehën se kjo është "një luftë kundër gjithë kastës politike", duke argumentuar se përgjegjësia për situatën në vend nuk i takon vetëm një force politike.

Krahas flamujve kombëtarë shqiptarë, në tubim janë parë edhe flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Organizatorët kanë deklaruar se kjo është një nga protestat më të mëdha të zhvilluara deri më tani, duke nënvizuar se mobilizimi është mbështetur jo vetëm nga qytetarët brenda vendit, por edhe nga komunitetet shqiptare që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Në perimetrin e Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera qendrore janë vendosur forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilat po monitorojnë zhvillimin e protestës dhe po zbatojnë planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë./ Pamfleti

 

 

3 ORE ME PARE

"Mu thaftë dora që të votova", emigrantët flasin nga sheshi në protestën e 35-të kundër Ramës

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Protesta e 35-të kundër qeverisë po zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë, ndërsa tubimit i janë bashkuar edhe dhjetëra shqiptarë të ardhur nga diaspora, duke i dhënë protestës karakter mbarëkombëtar. Mes protestuesve ishin edhe emigrantë që ndanë publikisht pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

Një emigrant, i cili tha se kishte ardhur nga diaspora, me origjinë nga Vlora, deklaroi se dikur kishte votuar për kryeministrin Edi Rama, por sot është penduar për atë zgjedhje.

"Unë vij nga diaspora dhe vij nga Vlora. Dua t'i them Ramës dhe Ballës, që na etiketojnë si korba dhe sorra, i them se ne nuk jemi të tillë. Ne jemi shqiptarë. Ne kërkojmë drejtësi, kërkojmë jetën tonë të mohuar nga këta kriminelë. Dikur të kam dhënë votën, por jam penduar. Mu thaftë ajo dorë që kam votuar për ty kriminel, sot unë votën time e revokoj dhe kërkoj dorëheqjen tënde. Nëse nuk e bën këtë, ne do të të heqim me dhunë. Populli do të të marrë zvarrë. Vlora po u ngrit do të të shkatërrojë për 24 orë. Dhe Vlora do të ngrihet, lumi do të vërshojë", tha ai.

Një tjetër emigrant, i cili tha se jeton prej 33 vitesh në Itali, u shpreh se Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht ndër vite dhe bëri thirrje për ndryshim të mënyrës së reagimit ndaj qeverisë.

"Para '90 vendi im ishte një mrekulli, sot i pushtuar dhe i shkatërruar. Mbështesim rininë për të fituar lirinë e humbur, vendi ynë është i pushtuar. Kot lodhemi me të brohoritur, duhet të ndryshojmë strategji. Edi Rama është i vendosur si tradhtar që nuk jep dorëheqje, ndërsa ne jemi të vendosur si atdhetarë dhe duhet të triumfojë populli, atdhetarët", tha emigranti.

3 ORE ME PARE

Shqiptarët në luftë me "kapitalizmin grabitqar"!

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,
Pamje nga protesta

Nga resorti në Zvërnec te korrupsioni, oligarkia dhe modeli i zhvillimit, një lëvizje qytetare po sfidon sistemin.

Prej më shumë se një muaji, Shqipëria po përjeton një mobilizim që nuk ka precedent në vitet e fundit. Më 20 qershor, në Tiranë, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë kundër qeverisë, korrupsionit sistematik dhe pushtetit në rritje të oligarkëve vendas dhe investitorëve të huaj.

Një protestë që ka marrë emrin domethënës "Revolucioni i flamingove" dhe që, ashtu si zogjtë që popullojnë lagunat shqiptare, duket se është ngritur papritur në fluturim për të përshkuar të gjithë vendin.

Shkëndija ishte një projekt ndërtimi: një resort luksoz me vlerë 4 miliardë dollarë i planifikuar në Zvërnec, një zonë e mbrojtur dhe ndër të fundit të paprekura në Mesdhe. Një projekt i lidhur me interesa ndërkombëtare, i perceptuar nga shumë qytetarë si një tjetër shitje e territorit kombëtar. Por, siç thekson Debora Angeli, aktiviste dhe bashkëpunëtore e COSPE, e pranishme në Shqipëri prej tridhjetë vitesh, ky është vetëm pika që derdhi gotën.

Në dekadat e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim rrënjësor: nga rënia e regjimit komunist drejt një modeli zhvillimi të karakterizuar nga një "kapitalizëm grabitqar" dhe një individualizëm i fortë. Ky proces ka favorizuar përqendrimin e pushtetit ekonomik në pak duar, me oligarki të afta të ndikojnë median, sektorin e ndërtimit dhe sektorë strategjikë, shpesh duke u ndërthurur me ekonomi të paligjshme. Rezultati është një sistem që perceptohet si thellësisht i pabarabartë, ku shteti social është i dobët dhe mundësitë janë të kufizuara, aq sa emigracioni vazhdon ta zbrazë vendin.

Mbrojtja e mjedisit ishte shkëndija, por protesta mori shpejt një karakter më të gjerë. Slogani "Shqipëria nuk është në shitje" përmbledh ndjenjën e përhapur: një reagim kundër dhënies së burimeve natyrore, territoreve dhe infrastrukturës interesave të jashtme, shpesh pa përfitime të dukshme për popullsinë vendase. Nuk është rastësi që mobilizimi përfshin edhe projekte të tjera të kundërshtuara, nga hidrocentralet te zhvillimet turistike invazive.

Vetë turizmi përfaqëson një nga kontradiktat më të dukshme. Nga njëra anë ai ka sjellë rritje ekonomike dhe dukshmëri ndërkombëtare, nga ana tjetër ka favorizuar modele zhvillimi ekskluzive dhe pak të qëndrueshme. Resortet luksoze dhe privatizimi i bregdetit kufizojnë aksesin e qytetarëve dhe ushtrojnë presion mbi burime jetike, si uji, duke krijuar tensione të reja sociale.

Megjithatë, ajo që e bën këtë mobilizim veçanërisht domethënës është vetë natyra e tij. Nuk ka liderë të njohur dhe as një strukturë politike tradicionale. Është një lëvizje horizontale, që bashkon breza dhe kategori të ndryshme: familje, të rinj, të moshuar dhe diasporën. Një protestë që refuzon ndarjet klasike mes së djathtës dhe së majtës për t'u përqendruar te një objektiv i përbashkët: çmontimin e një sistemi që perceptohet si i korruptuar.

Kërkesat janë të qarta: shfuqizimi i ligjeve që favorizojnë spekulimin dhe përqendrimin e pushtetit, ndalimi i projekteve të mëdha të kundërshtuara, dorëheqja e qeverisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Por, përtej kërkesave të menjëhershme, "Revolucioni i flamingove" duket se përfaqëson diçka më të thellë: një ndryshim kulturor. Një përpjekje për t'u shkëputur nga modelet hierarkike dhe klienteliste për të ndërtuar forma më demokratike dhe më gjithëpërfshirëse të pjesëmarrjes.

Për Debora Angeli, bëhet fjalë për një "ngjarje historike të papritur", një përkufizim që përmbledh thelbin e një lëvizjeje ende në zhvillim, pa një përfundim të sigurt, por me një potencial të dukshëm transformues. Siç ndodh shpesh në raste të tilla, koha do të tregojë nëse kjo energji kolektive do të shndërrohet në një ndryshim konkret politik apo do të përthithet nga sistemi që sot kundërshton.

Ndërkohë, sheshet shqiptare vazhdojnë të mbushen. Dhe flamingot, simbol i një ekuilibri të brishtë mes natyrës dhe zhvillimit, mbeten aty për të kujtuar se çfarë është në lojë. /Përshtati "Pamfleti" nga "RSI"

3 ORE ME PARE

Diaspora "ndez" sheshin Skënderbej, mijëra persona kërkojnë largimin e Edi Ramës

Minutë pas minute/ 35 ditë rezistencë në shesh,

Pjesëmarrja e diasporës i ka dhënë një dimension mbarëkombëtar protestës, me shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të Europës për t'iu bashkuar tubimit në kryeqytet.

Sheshi Skënderbej ka nisur të mbushet me qytetarë, teksa këtë të shtunë mbahet protesta e 35-të kundër qeverisë. Edhe pse tubimi është njoftuar të nisë në orën 19:00, pjesëmarrësit kanë filluar të grumbullohen disa orë më herët, duke krijuar atmosferën e protestës në qendër të kryeqytetit.

“Mjaft më! Populli kërkon, dinjitet, drejtësi dhe ndryshim", është pankarta që protestuesit kanë shpalosur në shesh.

Pjesë e protestës është bërë edhe diaspora shqiptare, e cila për herë të dytë i bashkohet mobilizimit në Tiranë. Pas mbërritjes në kryeqytet, kolonat e protestuesve kanë vijuar drejt Sheshit Skënderbej, ku pritet të zhvillohet tubimi.

Me pankarta në duar, flamuj kuqezi dhe banderola, protestuesit kanë nisur të brohorasin thirrjet e tyre të zakonshme, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët presin që numri i pjesëmarrësve të shtohet në vijim, ndërsa protesta hyn në ditën e saj të 35-të.

Protesta e sotme ka karakter mbarëkombëtar dhe shënon herën e dytë që shqiptarë të diasporës udhëtojnë drejt Shqipërisë për t'iu bashkuar tubimit në Tiranë. Të ardhur nga vende të ndryshme europiane, ata janë bërë pjesë e mobilizimit, duke deklaruar se mbështesin protestën dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ata mbërritën disa orë më parë në Tiranë për t'iu bashkuar protestës së paralajmëruar kundër kryeministrit Edi Rama dhe kastës politike. 

Pas hyrjes në Tiranë, kolona e gjatë e automjeteve të tyre shkaktoi trafik të rënduar në hyrje të qytetit. Gjatë lëvizjes, protestuesit brohoritën: "Rama në burg, Berisha në burg".

Njëri prej koordinatorëve të protestës deklaroi se pjesëmarrësit kanë udhëtuar drejt Shqipërisë nga disa vende europiane. Sipas tij, një pjesë kanë hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Muriqanit, ndërsa të tjerë kanë mbërritur përmes Igumenicës.

Organizatorët thanë se në protestë janë bashkuar shqiptarë nga Zvicra, Italia, Greqia, Belgjika, Franca, Austria, Britania e Madhe dhe Gjermania. Sipas tyre, shumë prej pjesëmarrësve kanë udhëtuar për rreth dy ditë për të qenë të pranishëm në tubim.

Mobilizimi synon të bashkojë zërin e diasporës në mbështetje të protestës.

proteste tubim dita 35

Lini një Përgjigje