TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Prill 2026, 14:50

Sulmet pranë centralit bërthamor, Irani godet anijen në Ngushticën e Hormuzit

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet pranë centralit bërthamor, Irani godet anijen në
Irani godet anijen në Ngushticën e Hormuzit

Menjëherë pas sulmeve amerikano-izrealite pranë centralit bërthamor të Bushehr,  Garda Revolucionare e Iranit ka njoftuar se ka shënjestruar një anije në Ngushticën e Hormuzit që, sipas tyre, është e lidhur me Izraelin, duke shkaktuar zjarr mbi anijen.

Komanda e Marinës së Gardës Revolucionare raportoi përmes platformës X, duke shkruar: “Anija MSC Ishyka, e cila është e lidhur me regjimin sionist, ishte objektivi i sulmit me dron dhe u përfshi nga flakët”.

Sipas burimeve në internet, MSC Ishyka është një anije kontejnerësh me flamur liberian. Nuk ka informacione të detajuara mbi dëmet materiale apo dëmet për ekuipazhin.

Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës, ka qenë shpesh pikë tensioni mes Iranit dhe vendeve perëndimore.

Ndërkohë sipas kreut të kompanisë ruse të energjisë bërthamore, Rosatom, gati 200 persona janë evakuuar nga termocentrali bërthamor iranian Bushehr.

Lajmi vjen pas raportimit të mëparshëm se një sulm ajror kishte goditur pranë perimetrit të termocentralit, duke vrarë një roje sigurie.

Sulmi shkaktoi dëme në një ndërtesë, por nuk besohet se ka dëmtuar pjesët kryesore të termocentralit.

Një evakuim filloi të shtunën në mëngjes dhe 198 persona janë larguar, sipas deklaratës së kreut të Rosatom, të raportuar nga agjencia e lajmeve Interfax.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse evakuimi ishte i lidhur me sulmin ajror që goditi perimetrin.

 

sulmet pranë centralit bërthamor godet anijen në ngushticën e hormuzit iran

Lini një Përgjigje