
Një eurodeputet grek është përfshirë në një skandal teksa dhunoi një gazetar në një prej lokaleve të Strasburgut.
Deputeti i Syriza, Nikos Pappas, ka sulmuar gazetarin Nikos Giannopoulos.
Sipas gazetarit Nikos Giannopoulos, incidenti ndodhi në një bar në Strasburg, ku kishin shkuar gazetarët e misionit, të martën në mbrëmje, afërsisht në orën 23:30 sipas kohës lokale.
Eurodeputeti ishte gjithashtu në të njëjtin bar me kolegët e tij.
Gazetari u nis të largohej me një koleg për t'u drejtuar në hotelin ku po qëndronin, kur eurodeputeti i SYRIZA-s, pa asnjë paralajmërim paraprak, fillimisht e ka penguar dhe më pas e ka goditur dy herë me grusht.
Pas incidentit, Presidenti i Syriza, Sokrates Famellos, siç thuhet në një njoftim përkatës, "përjashtoi Nikos Pappas nga Eurogrupi për sjelljen e tij të papranueshme”.
Në të njëjtën kohë, ai po i kërkon menjëherë komitetit të etikës ta largojë nga Syriza-PS.
Sokrates Famellos e ka informuar tashmë kreun e Eurogrupit, eurodeputetin Kostas Arvanitis, për vendimin e tij.
Sipas asaj që u bë e ditur, gazetari ngriti një padi.
Ore keta greket si Indiane duken. Mos kane ardhur që andej muterit?