TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Korrik 2023, 09:27

Europa "po digjet", Koreja e Jugut shkatërrohet nga përmbytjet; mbi 40 viktima nga moti i keq

Shkruar nga Pamfleti

Europa "po digjet", Koreja e Jugut shkatërrohet nga

Koreja e Jugut është pushtuar nga moti i keq me reshje shiu vdekjeprurëse. Mediet e huaja raportojnë se si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 40 persona.

Sipas autoriteteve lokale, nëntë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 34 të lënduar. Mes viktimave ishin dymbëdhjetë individë që humbën jetën tragjikisht në një nënkalim që u përmbyt.

Që nga e enjtja e javës së kaluar, rajonet qendrore dhe jugore të vendit janë goditur nga reshjet e shiut, duke arritur kulmin e sezonit të shirave që nisi në fund të qershorit.

Incidenti ka ngritur shqetësime për aftësinë e Koresë së Jugut për të parandaluar dhe reaguar në mënyrë efektive ndaj dëmeve nga përmbytjet. Disa përdorues të rregullt të rrugës kritikuan qeverinë për mos ndalimin e hyrjes në nënkalim, pavarësisht parashikimeve për përmbytje.

Vitin e kaluar, kur reshjet më të mëdha në 115 vjet që shkatërruan Seulin, duke përfshirë distriktin e pasur Gangnam, rezultuan me vdekjen e të paktën 14 personave dhe përmbytje të metrove, rrugëve dhe shtëpive, qeveria u zotua të marrë masa për të trajtuar më mirë fatkeqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Presidenti Yoon, i cili kohët e fundit u kthye nga një udhëtim jashtë shtetit, bëri thirrje për një takim brenda agjencisë për reagimin ndaj fatkeqësive të hënën. Ai pranoi se situata ishte përkeqësuar për shkak të menaxhimit të dobët të zonave me ndjeshmëri të lartë.

Ndërkohë Europa dhe SHBA po shkrihen nga i nxehti ekstrem, ndërsa kjo valë e rrezikshme nuk po tregon asnjë shenjë zbutjeje.

Italia, Spanja dhe Greqia prej disa ditësh po përjetojnë temperatura të larta. Ministria italiane e shëndetësisë lëshoi një alarm të kuq për 16 qytete përfshirë Romën, Bolonjën dhe Firencen për fundjavën.

Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, me 48 gradë Celsius të mundshme në Sardenjë, sipas mediave italiane. Sidoqoftë, një temperaturë e tillë do të ishte më pak se niveli i lartë rekord europian prej 48.8 gradë celsius, e cila u regjistrua në Siçili në gusht 2021. 

Shërbimi italian i motit tha se Sardenja do të jetë në “epiqendrën” e valës së të nxehtit të javës së ardhshme – të cilën parashikuesit e motit e kanë quajtur “Cerberus”, sipas përbindëshit me tre koka në mitologjinë greke.

koreja e jugut përmbytje

Lini një Përgjigje