
Familjarët e senatorit John Hoffman i cili mbeti i plagosur nga një atentat në SHBA, kanë reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë.
Senatori shtetëror i Minesotës, John Hoffman dhe gruaja e tij, Yvette, mbetën të plagosur ndërsa gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Mjekët i kanë thënë familjes së Hoffmanit se një plumb për pak sa nuk preku zemrën e senatorit, ndërsa gruas së tij nuk i ka preku asnjë organ.
Yvette Hoffman i shpëtoi jetën edhe vajzës së saj, thanë gjithashtu familjarët. Vajza e Hoffman-ëve, Hope, e cila është në të 20-at, ishte në shtëpi me prindërit e saj në kohën e të shtënave dhe Yvette u hodh sipër vajzës së saj, duke e shpëtuar atë nga plagosja.
“Familja thotë se janë shumë optimiste tani për tani dhe se po marrin mesazhe pozitive nga spitali në lidhje me gjendjen e senatorit Hoffman dhe gruan e tij”, raportoi Lagoe.
Lini një Përgjigje