TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2025, 19:29

Presidenti iranian kërcënon Izraelin: Nëse vijon sulmet, do të përgjigjemi ashpër!

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti iranian kërcënon Izraelin: Nëse vijon sulmet, do

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka paralajmëruar Izraelin se nëse vazhdon të sulmojë, përgjigja ushtarake do të jetë e ashpër dhe më e fortë.

për një përgjigje më të ashpër nga forcat e armatosura iraniane nëse ai vazhdon agresionet e tij kundër Republikës Islamike.

Presidenca iraniane njoftoi se Pezeshkian gjatë një bisede telefonike që pati me kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif deklaroi se do të kundërpërgjigjet.

Irani ka paralajmëruar lëshimin e 2 mijë raketave drejt Izraelit si kundërpërgjigje gjatë ditës së sotme, por ende nuk ka të dhëna konkrete.

Izraeli nga ana tjetër ka nisur të sistemojë qytetarët në strehimoret e nëndheshme, përfshirë edhe pacientët e spitaleve, nga frika e një sulmi me shkallë të gjerë prej Teheranit.

Presidenti Pezeshkian e përshkroi koordinimin midis regjimit izraelit dhe Shteteve të Bashkuara në sulmin ndaj territorit iranian gjatë negociatave në vazhdim si provë të pandershmërisë dhe mosbesimit ndaj SHBA-së.

Kryeministri i Pakistanit, nga ana e tij, deklaroi se qeveria dhe populli i Pakistanit qëndrojnë përkrah Republikës Islamike të Iranit.

Lini një Përgjigje