
Teksa Zelensky dhe dhe Von der Leyen mbajtën një konferencë për shtyp në Bruksel përpara takimit të tyre me Donald Trump nesër, presidenti amerikan reagoi në rrjetin social “Truth Social”.
Ai paralajmëroi për lajme të mira lidhur me paqen në Ukrainë.
“Progres i madh me Rusinë. Qëndroni në internet. President DJT", shkruan ai.
Trump i cilësoi si lajme të rreme dhe me qëllim shtrembërimin e të vërtetës, ndërsa u shpreh se takimi në Alaska ishte i shkëlqyer.
“Nëse do ta bindja Rusinë të hiqte dorë nga Moska si pjesë e Marrëveshjes, Lajmet e Rreme dhe PARTNERI i tyre, Demokratët e Majtë Radikalë, do të thoshin se bëra një gabim të tmerrshëm dhe një marrëveshje shumë të keqe”, shkruan Trump.
Gjatë konferencës, Zelensky theksoi se Evropa duhet të jetë e bashkuar që të ndodhë paqja e vërtetë.
“Putin ka shumë kërkesa por ne nuk i dimë të gjitha. Një Samit trepalësh mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA është i domosdoshëm”, u shpreh presidenti Ukrainës.
Von der Leyen theksoi se e rëndësishme është të ndalohen vrasjet.
"Kjo është pjesa më e rëndësishme. Pavarësisht nëse e quajmë armëpushim apo marrëveshje paqeje", tha ajo.
Zelenskyy shtoi se “pajtohet plotësisht dhe se duhet të përcaktohen hapat konkrete se si të arrihet paqja e qëndrueshme".
Lini një Përgjigje