TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Prill 2026, 17:48

"Ferri do të shpërthejë mbi ta", Trump i jep Iranit 48 orë afat për marrëveshje!

Shkruar nga Pamfleti
"Ferri do të shpërthejë mbi ta", Trump i jep Iranit 48
Donald Trump

Ultimatumi lidhet me afatin 10-ditor të shpallur më 26 mars, i cili përfundon të hënën, më 6 prill, në orën 20:00 sipas kohës së Uashingtonit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë Iranit një ultimatum prej 48 orësh për të arritur një marrëveshje ose për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar pasoja të rënda në të kundërt.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi se afati po mbaron dhe pastaj do të "shpërthejë ferri”.

“E mbani mend kur i dhashë Iranit 10 ditë afat për të arritur një marrëveshje ose për të rihapur ngushticën e Hormuzit. Koha po mbaron, 48 orë para se të shpërthejë ferri mbi ta”, shkruani .

Sipas raportimeve, ultimatumi lidhet me një afat prej 10 ditësh të vendosur më 26 mars, i cili përfundon të hënën, më 6 prill, në orën 20:00 sipas kohës së Uashingtonit. Në atë kohë, Trump kishte paralajmëruar se SHBA mund të godasë objektet e prodhimit të energjisë në Iran nëse kërkesat nuk përmbushen.

Konflikti, i cili nisi më 28 shkurt pas sulmeve amerikano-izraelite, po vazhdon, ndërsa zhvillimet në terren tregojnë përshkallëzim të mëtejshëm. Gjatë ditës së sotme është goditur sërish centrali bërthamor i Bushehrit, objekti i vetëm funksional i energjisë bërthamore në Iran.

Sipas agjencisë iraniane IRNA, një roje humbi jetën nga sulmi, por autoritetet nuk raportuan dëme të mëdha materiale apo rritje të niveleve të rrezatimit. Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, shprehu “shqetësim të thellë” dhe theksoi se centralet bërthamore nuk duhet të jenë objektiva ushtarake.

Bushehri ndodhet rreth 750 kilometra nga Teherani dhe më afër kryeqyteteve të vendeve të Gjirit, si Kuvajti dhe Doha, çka rrit ndjeshmërinë rajonale ndaj çdo incidenti në zonë.

Ndërkohë, Rusia dënoi sulmin dhe njoftoi se rreth 200 punonjës të kompanisë Rosatom nisën evakuimin nga centrali vetëm 20 minuta pas goditjes.

Paralelisht, operacionet për kërkimin e një piloti amerikan të zhdukur në jugperëndim të Iranit vazhdojnë, duke shtuar kompleksitetin e situatës në terren. Zhvillimet e fundit tregojnë një rritje të presionit diplomatik dhe ushtarak, ndërsa afati i vendosur nga SHBA po afrohet. /Pamfleti

trump iran

1 Komente

  1. E
    Ekonomisti

    Po ik mo legen gomarllekun tend sot po e paguan tere Bota ty nuk te plasi per Izraelin po Lufta behet per Naften ke deshtuar nuk ke per ta marre kurre Iranin

    Lini një Përgjigje