Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për mohimin e urisë në Gaza, një hap që jep shpresë për fillimin e furnizimeve me ndihma.
Lidhur me këtë deklaratë, ish-ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Peter Westmacott, ka thënë se imazhet e fëmijëve të uritur në Gaza duket se kanë pasur një ndikim të fuqishëm edhe te Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Ajo që kemi parë në ditët e fundit kanë qenë këto fotografi të fëmijëve të kequshqyer dhe të uritur. Dhe kjo duket se i ka prekur mendjen Presidentit Trump”, i tha ai për CNN.
“Po fillojmë të shohim disa reagime”, shtoi ai, duke iu referuar bisedës së fundit të qeverisë izraelite për pauza humanitare dhe përpjekjeve për të sjellë ndihmën humanitare.
“Për një kohë të gjatë ata kanë thënë, ‘oh, nuk ka pengesë, nuk ka uri, askush nuk po vdes urie, ne nuk po bëjmë asgjë për ta bllokuar atë. Kjo padyshim nuk ishte e vërtetë. Dhe tani po ndryshojnë pak mendje. Falë Zotit është pak vonë, por mendoj se ka të bëjë me ato fotografitë e tmerrshme të fëmijëve të uritur, të cilat prekin zemrat e të gjithëve”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje