TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Korrik 2025, 16:59

Trump distancohet nga Epstein: E përzura dhe nuk shkova kurrë në ishullin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Trump distancohet nga Epstein: E përzura dhe nuk shkova kurrë në

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar kategorikisht se ka vizituar ndonjëherë ishullin famëkeq të Jeffrey Epstein, gjatë një bisede me gazetarët pas takimit me kryeministrin britanik.

“Për vite me radhë nuk flisja me Jeffrey Epstein,” tha Trump, duke shtuar se arsyet ishin të qarta: “Ai bëri diçka të papërshtatshme. Punësoi njerëz nga stafi im pa leje. I thashë mos e bëj më. Ai e përsëriti dhe unë e përzura nga resorti im. E përzura dhe aty mbaroi gjithçka.”

Trump theksoi se kishte refuzuar ftesat për të shkuar në ishullin e famshëm të Epstein, që tashmë është bërë simbol i skandaleve seksuale dhe trafikut të vajzave të mitura.

“E refuzova ftesën. Shumë njerëz në Palm Beach ishin të ftuar, por unë nuk desha të shkoj. Ishte një nga momentet e mia të mira”, tha ai.

Deklarata e Trump vjen ndërkohë që çështja Epstein po merr dimensione të reja në SHBA, duke rihapur debate mbi lidhjet e figurave të fuqishme politike e biznesore me rrjetin e errët të financierit të ndjerë.

 

Lini një Përgjigje