Frika nga agresioni rus ka pushtuar të gjithë vendet kufitare me Rusinë. Një ndër to është edhe Finlanda e cila e nxitur nga veprimet e Moskës në Ukrainë, ka vendosur të ndërtojë një mur përgjatë kufirit me Rusinë.
Sot është nisur ndërtimi i murit mbrojtës në kufirin me Rusinë, në postën Imatra në juglindje të vendit. Barriera, e cila duhet të përfundojë deri në fund të qershorit, do të jetë e gjatë rreth tre kilometra dhe ka si synim të testojë efektivitetin e më pas shtrirjen e saj në të gjithë kufirin.
Në murin e ri do të instalohen sensorët e lëvizjes të cilët do të sinjalizojnë çdo veprim të dyshimtë. Në shtator, Finlanda miratoi mbylljen e kufijve për turistët rusë, në mes të përshkallëzimit të migracionit si rezultat i mobilizimit të pjesshëm të shpallur në të njëjtin muaj nga Presidenti Vladimir Putin, duke iu bashkuar kështu kufizimeve në këtë kuptim tashmë të miratuara më parë nga vendet baltike dhe nga Polonia.
Gjithashtu Finlanda ka aplikuar për tu anëtarësuar në NATO, dhe së shpejti pritet që ajo së bashku me Suedinë, të bëhen anëtaret më të reja të Aleancës ushtarake.
Lini një Përgjigje