Bota21 Shkurt 2023, 22:22

Frika e një grushti shteti, Biden riafirmon mbështetjen e SHBA-së ndaj Moldavisë

Shkruar nga Pamfleti

Frika e një grushti shteti, Biden riafirmon mbështetjen e SHBA-së

Presidenti amerikan, Joe Biden u takua sot në Varshavë me presidenten moldave Maia Sandu, për të riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, pas lajmeve të një plani rus për grusht shteti.

Presidenti Biden ripohoi mbështetjen e fortë të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Moldavisë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Biden siguroi gjithashtu ndihmën e vazhdueshme të Uashingtonit për Kishinau për të forcuar qëndrueshmërinë e tij politike dhe ekonomike duke përfshirë reformat demokratike dhe sigurinë energjetike të Moldavisë, dhe për të trajtuar pasojat e luftës.

Javën e kaluar Sandu denoncoi një plan rus për një grusht shteti në Kishinau përmes mbështetjes për opozitën pro-ruse, e cila do të infiltrohej nga personeli i trajnuar ushtarakisht në Bjellorusi, Serbi dhe Mal të Zi.

Kremlini ka mohuar pretendimet për grusht shteti dhe se është shprehur se po vepron me "përgjegjësi" në lidhje me forcat paqeruajtëse që ka vendosur në rajonin separatist dhe paralajmëroi Moldavinë që të mos e ndezë situatën më tej.

 

moldavi grusht shteti biden