Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, përsëriti sot nevojën urgjente për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, ku Irani dhe Izraeli kanë qëlluar me raketa njëri-tjetrin që nga e premtja, ndërsa tha gjithashtu se Teherani nuk duhet të zhvillojë një bombë bërthamore.
“Ne të gjithë ramë dakord për nevojën urgjente për deeskalim, Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore dhe diplomacia është zgjidhja për ta parandaluar këtë dhe BE-ja do të luajë rolin e saj”, u tha Kallas gazetarëve pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.
“Nuk mund të jemi tolerues, kur Irani përshpejton programin e tij bërthamor”, theksoi shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Lini një Përgjigje