TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Maj 2026, 14:55

Fundi i luftës? Marco Rubio: Presim nga Iranin sot një ofertë serioze

Shkruar nga Pamfleti
Fundi i luftës? Marco Rubio: Presim nga Iranin sot një ofertë
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi nga Roma se Shtetet e Bashkuara presin gjatë ditës së sotme një përgjigje nga Irani lidhur me negociatat për përfundimin e luftës.

“Shpresoj të jetë një ofertë serioze,” u shpreh Rubio.

Ai komentoi gjithashtu raportimet sipas të cilave Irani po tenton të krijojë një agjenci të re për kontrollin e trafikut detar dhe vendosjen e taksave në Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të ishte “i papranueshëm” për SHBA-në, nëse informacionet rezultojnë të vërteta.

Rubio sqaroi gjithashtu se nuk ka diskutuar me kryeministren italiane Giorgia Meloni për një tërheqje të trupave amerikane nga Italia.

Deklarata vjen pasi SHBA njoftoi vendimin për të tërhequr 5 mijë trupa ushtarake nga Gjermania, ndërsa presidenti Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e tërheqjes së më shumë forcave nga Italia dhe Spanja, për shkak të qëndrimit të këtyre vendeve ndaj luftës me Iranin.

Sekretari amerikan i Shtetit u shpreh se mbetet një “mbështetës i fortë i NATO-s”, por kritikoi disa vende evropiane, mes tyre Spanjën, duke thënë se ato nuk i kanë lejuar SHBA-së përdorimin e bazave ushtarake për operacione të rëndësishme.

Sipas tij, kjo krijoi rreziqe të panevojshme për SHBA-në gjatë përgatitjes së ofensivës kundër Iranit.

Lini një Përgjigje