
Ngjarjet e orëve të fundit kanë rihapur debatin se sa duhet të shpresojë Perëndimi për fundin e Putinit.
Imazhet e rrënojave të avionit në të cilin po udhëtonin udhëheqësi i grupit Ëagner, Evgeny Prigozhin dhe një nga komandantët e tij më të lartë Dmitry Utkin, i kujtojnë Rusisë dhe botës se presidenti Vladimir Putin nuk i toleron tradhtarët.
Megjithëse dinamika që çoi në rrëzimin e avionit nuk është ende e qartë, është e besueshme të argumentohet se Kremlini ose figurat e lidhura me të janë të përfshirë në atë që duket të jetë më e fundit në një seri të gjatë shlyerjesh.
Përpjekja për grusht shteti të 23 qershorit dhe poshtërimi që pësoi Cari nuk mund të kalonin pa përgjigje, aq më tepër që marshimi qindra kilometra i mercenarëve të Prigozhinit ekspozoi për herë të parë çarjet në regjimin e Putinit dhe ngriti pikëpyetje për aftësinë e tij për t’i mbijetuar luftës me Ukrainën. Sidoqoftë, teksa “prerja” e kokës së Wagner forcon me sa duket frontin e brendshëm dhe tregon fundin e rezervuar për "tradhtarët", nuk mund të përjashtohet që rrëzimi i mundshëm i avionit mund të marrë formën e një goditjeje në kosheren e bletëve me pasoja të paparashikueshme.
“Nëse lajmi për vdekjen e Prigozhin konfirmohet, ne do të organizojmë një marshim të dytë në Moskë. Le të jetë një mësim për të gjithë. Është e nevojshme që gjërat të bëhen deri në fund. Ai ishte politikani më premtues i Rusisë, por u frikësua dhe hoqi dorë. Kështu që ai nënshkroi urdhrin e tij të vdekjes”. Këto janë disa nga mesazhet e shfaqura në kanalet Telegram të përdorura nga “muzikantët” e grupit paraushtarak që evokojnë mundësinë e një kundërhakmarrjeje.
Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm ukrainas, publikoi një postim në X, rrjeti social i njohur më parë si Tëitter, në të cilin ai pohon se "mercenarët e Wagnerit do të hakmerren ndaj Putinit dhe ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për vdekjen e liderit të tyre”, duke shtuar se dy rajone janë tashmë në gjendje gatishmërie.
Ngjarjet e orëve të fundit kanë rihapur debatin se sa duhet të shpresojë Perëndimi për fundin e Putinit. Ditët e fundit, Wall Street Journal publikoi një artikull të gjatë mbi skenarët që mund të ndodhin me rënien e carit. Shahisti i mërguar dhe kundërshtari politik Garry Kasparov deklaron se presidenti rus “do të vazhdojë konfliktin në Ukrainë deri në fund, deri në dollarin e fundit, deri në ushtarin e fundit. Për të lufta është mënyra e vetme për të mbajtur pushtetin”.
Megjithatë, e përditshmja ekonomike thekson se në Uashington dhe në kryeqytete të tjera perëndimore qëndrimi dominues ndaj trazirave të brendshme të regjimit është një qëndrim i kujdesshëm. Marrja e Kremlinit nga një nacionalist rus edhe më radikal dhe më pak i parashikueshëm është ndër skenarët më të frikshëm të konsideruar. Në të vërtetë, perspektiva e një kolapsi të Rusisë dhe ndarja e saj e mundshme në shtetet me armë bërthamore ua heq gjumin politikëbërësve në mbarë botën. /Përshtati “Pamfleti” nga “InsideOver”
Lini një Përgjigje