Bota 1 Mars 2024, 11:55

Funerali i Alexei Navalny/ SHBA sfidon Putin në Moskë, ambasadorja merr pjesë në ceremoni

Shkruar nga Pamfleti

Funerali i Alexei Navalny/ SHBA sfidon Putin në Moskë, ambasadorja

Sot po mbahet funerali i Alexei Navalny, i planifikuar në një kishë në periferi në jug të Moskës.

Sipas mediave perëndimore, Lynne Tracy, ambasadorja amerikane në Rusi, merr pjesë në funeralin e Alexei Navalny. 

Po ashtu në ceremoni janë ambasadorët gjermanë Lambsdorff, ambasadori francez Pierre Levy dhe i ngarkuari me punë italiane Pietro Sferra Carini. 

Qindra njerëz  janë mbledhur në Moskë për funeralin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny i cili humbi jetën në burgun e Arktikut.

BBC shkruna se ka një prezencë të fortë policie në qytet, me roje të maskuar të vendosura rreth një gardhi rrethues.
Vajtuesit e dinë se rrezikojnë arrestimin duke marrë pjesë dhe duke treguar mbështetje për një kritik të shquar të qeverisë.

Udhëheqësi i opozitës ruse vdiq në një burg të Arktikut  ku ishte mbajtur me akuza të motivuara politikisht.

Janë dhënë pak detaje për shkakun e vdekjes së tij  dhe zyrtarët thonë se ai u rrëzua pasi doli për një shëtitje.
Gruaja e tij pretendon se ai u vra me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

 Kremlini nuk ka asgjë për t'i thënë familjes së Navalny-t në ditën e funeralit të tij. 

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i selisë presidenciale ruse, Dmitry Peskov. Peskov gjithashtu refuzoi të japë ndonjë vlerësim për figurën politike të Navalny. Më parë zëdhënësi i Kremlinit kishte kujtuar se takimet e paautorizuara për të përkujtuar kundërshtarin rus përfaqësojnë shkelje të ligjit.

shb moskë funerali i alexei navalny