
Fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme në Serbi duket se ka nisur ashpër që në ditët e para të saj, me akuza dhe kundër akuza.
Kryeministria e Serbisë Ana Bërnabiç ka sulmuar me një gjuhë të ashpër mediat dhe opozitën në Serbi, lidhur me akuzat e hedhura ndaj presidentit Vuçiç.
“Në orët e “programeve” tuaja dëgjojmë 50 ofendime për Vuçiçin në 10 minuta. Nuk mjafton që çdo ditë të kesh një gënjeshtër të re për të. Tani po i shani prindërit… Thjesht, nuk kam fjalë për këtë… Me këtë, ju keni thënë gjithçka për veten tuaj. Jeni media “profesionale”?!? Sadistët dhe urrejtës të pacivilizuar. Godisni me shpresën se askush nuk mund ta durojë këtë, se familja e tij nuk mund ta durojë. Turp për ju dhe për të gjithë ata që heshtin për këtë. Mbështetje për Vuçiçin dhe familjen Vuçiç. Ne do të fitojmë”, tha Bërnabiç në një reagim ne rrjetet sociale.
Bërnabiç, ka reaguar ndaj sulmeve të mediave të cilët sipas saj thyen kodin moral dhe ofenduan prindërit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe duke aluduar se babai i tij është gazetari shqiptar Fahri Musliu.
“Së bashku po luftojmë për një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë! Aleksandër Vuçiç – Beogradi nuk duhet të ndalet”, ka shtuar ajo.
Lini një Përgjigje