
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen ka reaguar ashpër pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.
Guterres e përshkroi Gazën si një “varrezë për fëmijët”, ndërsa bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
“Turp të kesh. Më shumë se 30 të mitur mes tyre një foshnjë 9 muajshe, si dhe të vegjël dhe fëmijë që panë prindërit e tyre duke u vrarë gjakftohtë po mbahen kundër vullnetit të tyre në Rripin e Gazës.
Hamasi është problemi në Gaza, jo veprimet e Izraelit për të eliminuar këtë organizatë terroriste”, tha ministri izraelit.
Lini një Përgjigje