TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Korrik 2023, 11:58

Gjendet kokainë në Shtëpinë e Bardhë, Shërbimi Sekret Amerikan nis hetimet

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet kokainë në Shtëpinë e Bardhë, Shërbimi

Kokaina e gjetur në Shtëpinë e Bardhë, duket se ka shkaktuar alarm në mesin e agjencive të inteligjencës amerikane.

Sipas Washington Post, Shërbimi Sekret po heton një substancë të dyshimtë që çoi në një evakuim të shkurtër kur u pa brenda Shtëpisë së Bardhë mbrëmjes e së dielës.

Substanca, e cila ishte një pluhur i bardhë, rezultoi pozitive si kokainë, sipas një rezultati paraprak të testit.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi tha se substanca po i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të përcaktuar se çfarë është. Në të njëjtën kohë, autoritetet po shqyrtojnë se si u fut kokaina në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, Departamenti i Zjarrfikësve të Uashingtonit ka njoftuar se substanca nuk është një kërcënim.

Zbulimi i substancës ka vënë shërbimet në gatishmëri të shtuar të sigurisë, ndërsa ka pasur edhe evakuim emergjent të zonës. Sipas Guglielmi, Presidenti Biden nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në atë moment.

Po zhvillohen hetimet për shkakun dhe mënyrën e futjes së substancës në Shtëpinë e Bardhë.

Guglielmi nuk pranoi të jepte detaje se ku u gjet saktësisht substanca dhe si ishte paketuar. Ai nuk dha detaje dhe tha se u gjet nga pjesëtarë të Shërbimit Sekret, të cilët po kryenin patrullimet rutinë të godinës.

Gjatë misionit të drejtuar nga departamenti, në orën 20:49 një zjarrfikës me ekipin e materialeve të rrezikshme të departamentit të Uashingtonit transmetoi me radio rezultatet e një testi: “Ne kemi një shirit të verdhë që thotë hidroklorur kokaine”.

kokaine hetime shtepia e bardhe

Lini një Përgjigje