
Parlamenti grek ka marrë një vendim historik duke miratuar projektligjin për martesat e personave të së njëjtës gjini.
Nga 300 deputetë, votuan 254 prej tyre, përkatësisht 176 pro, 76 kundër dhe 2 abstenuan.
Gjithsesi miratimi i projektligjit ka ardhur me votat e 4 partive opozitare, pasi shumë deputetë të partisë konservatore në fuqi, nuk janë paraqitur në votim.
Greqia bëhet vendi i parë ortodoks që lejon martesat e homoseksualëve.
Lini një Përgjigje