TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2026, 13:13

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, Policia: Vëllai i të plagosurit u nis me armë për të vrarë autorin

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, Policia:
Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës

Policia ka zbardhur detaje të reja nga plagosja me thikë e ndodhur paraditen e së enjtes në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës, ku një konflikt mes dy personave rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës, në lagjen "Vasil Shanto", shtetasi Arvin Fregjaj, 18 vjeç, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë Vildan Kepëcën, 32 vjeç.

I plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë u nisën drejt vendngjarjes. Gjatë rrugës, efektivët morën informacion se Arben Kepëca, 41 vjeç, vëllai i të plagosurit, pasi kishte mësuar për ngjarjen, kishte marrë një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe ishte nisur në këmbë me qëllim për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes.

Policia ndërhyri menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës. Gjatë operacionit, 41-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit që mbante me vete, por u kap dhe u arrestua në flagrancë.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes, 18-vjeçarit A. F.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

"Zbardhen detajet e ngjarjes në Shkodër. Policia bën me dije se rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës, në lagjen “Vasil Shanto”, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. F., 18 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Gjatë rrugës, ato kanë marrë informacion se vëllai i të plagosurit, shtetasi A. K., 41 vjeç, pasi kishte marrë dijeni për ngjarjen, kishte marrë një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe ishte nisur në këmbë për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes së vëllait të tij.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke marrë masat e nevojshme të sigurisë, dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 41 vjeç, i cili gjatë ndërhyrjes tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit që mbante me vete.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. F. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje