TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Korrik 2026, 14:07

Deklarata e ministres serbe, komisionerja Kos: Nuk mund ta imagjinoj që qëndron ende në detyrë

Shkruar nga Pamfleti
Deklarata e ministres serbe, komisionerja Kos: Nuk mund ta imagjinoj që
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka reaguar sërish ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç për “spastrimin etnik” në Kosovë, duke e cilësuar atë si tronditëse dhe të papranueshme për një përfaqësuese të një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së saj në Komitetin e Posaçëm për Mburojën e Demokracisë Evropiane në Parlamentin Evropian, Kos tha se nuk e kupton se si ministrja serbe vazhdon të mbajë postin pas një deklarate të tillë.

“Ishte tronditëse të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, deklaroi Kos.

Komisionarja europiane u bëri gjithashtu thirrje politikanëve të vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian të jenë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që mbart çdo deklaratë publike dhe për pasojat që ajo mund të sjellë.

Lini një Përgjigje