TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Korrik 2023, 21:15

Greqia nën "pushtetin" e flakëve, pas Rodosit digjet edhe Korfuzi

Shkruar nga Pamfleti

Greqia nën "pushtetin" e flakëve, pas Rodosit digjet edhe

Pas zjarrit të madh që shpërtheu në ishullin e Rodosit dhe që detyroi evakuimin e 19 000 turistëve, në ishullin e Korfuzit kanë shpërthyer flakët.

Sipas forcave zjarrfikëse është dhënë urdhër për evakuim të pesë fshatrave.

Flakët janë të dukshme që nga Saranda. Në zonë po drejtohen forca zjarrfikëse ndërsa situata vlerësohet si e rrezikshme. Pesë fshatrat e përfshirë janë Santa, Μegula, Porta, Perthia e vjetër dhe Sinies. Aktualisht kanë nisur ndërhyrjet nga ajri me helikopter.

Kassiopia është një ndër pikat më të vizituara të ishullit. Ndërsa jemi në pikun e sezonit turistik, plazhet dhe hotelet e zonës janë të mbushur me turistë nga e gjithë bota.

greqi flake korfuz

Lini një Përgjigje