Silia Flores, bashkëshortja e presidentit të rrëzuar venezuelian Nicolas Maduro, po përjeton gjendje të rënduar shëndetësore në qendrën e paraburgimit në Brooklyn, sipas deklaratës së bërë nga avokati i saj në gjykatë të hënën.
Sipas mbrojtjes, Flores ka "mavijosje në brinjë" dhe ka nevojë për kujdes të specializuar mjekësor, pas arrestimit të saj nga forcat amerikane të shtunën, gjatë bastisjes në shtëpinë e saj në Venezuelë, ku u arrestua edhe Maduro.
Gjykatësi federal Hellerstein, i cili drejton seancën në Nju Jork, vuri në dukje se çështja e kujdesit shëndetësor mund të adresohet mes avokatëve mbrojtës dhe prokurorisë, duke shmangur përplasjet publike.
Nuk dihet ende zyrtarisht se si janë shkaktuar dëmtimet fizike tek Flores, çka ka nxitur spekulime dhe shqetësim diplomatik, mes kritikëve që thonë se kjo mund të përbëjë shkelje të të drejtave të njeriut dhe trajtimit të të ndaluarve në territorin amerikan.
Flores dhe Maduro u arrestuan në një nga operacionet më të bujshme të kohëve të fundit nga administrata Trump, pasi Uashingtoni e cilësoi regjimin venezuelian si “të paligjshëm dhe të rrezikshëm për stabilitetin global”.
Lini një Përgjigje