TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Maj 2025, 18:21

“Habemus Zuppi? Arqipeshkvi i Bolonjës drejt fronit papnor – ‘Françesku II’ i Kishës Katolike”

Shkruar nga Pamfleti

“Habemus Zuppi? Arqipeshkvi i Bolonjës drejt fronit papnor –

Në orën 18:08 të datës 8 maj 2025, tymi i bardhë që doli nga oxhaku i Kapelës Sistine ndezi emocionet e miliona besimtarëve në mbarë botën: Kemi një Papë të ri. Kolegji i Kardinalëve, pas një procesi të mbyllur e të ngarkuar me peshën e historisë, ka përzgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë këtë Pashkë, duke lënë pas një trashëgimi të thellë reformash dhe përballjesh me sfida brenda dhe jashtë Kishës.

Në momentin e shpalljes, që pritet të ndodhë nga minuta në minutë, Kardinali Protodiakon do të dalë në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit dhe do të shpallë me formulën e famshme latine: Habemus Papam! (Kemi një Papë!). Menjëherë pas kësaj, figura e Papës së ri do të shfaqet për herë të parë para botës, për të dhënë bekimin Urbi et Orbi, një nga momentet më simbolike dhe universale të Kishës Katolike...

Sipas burimeve më të fundit, një nga emrat më të përfolur dhe më afër zgjedhjes si Papa i ri është Kardinali Matteo Zuppi, Arqipeshkëv i Bolonjës dhe një figurë shumë e afërt me Papa Françeskun.

Ai është i njohur për angazhimin në çështje sociale, dialogun ndërfetar dhe mbështetjen për të varfërit – cilësi që përputhen me frymën e pontifikatit të Françeskut. Gjithashtu, Zuppi ka qenë një ndër të besuarit e Vatikanit për ndërmjetësimin diplomatik, përfshirë edhe për çështjen e Ukrainës.

Kandidatë të tjerë të përmendur nga mediat ndërkombëtare:

Kardinali Pietro Parolin – Sekretar i Shtetit të Vatikanit, me përvojë të madhe diplomatike;
Kardinali Jean-Marc Aveline – progresist francez me theks në integrimin dhe multikulturalizmin;
Kardinali Luis Antonio Tagle – filipinas, shumë popullor dhe me mbështetje të gjerë jashtë Evropës;
Kardinali Robert Prevost – amerikan, konsideruar si një emër i papritur, por në rritje./Pamfleti

matteo zupi

Lini një Përgjigje