Bota20 Prill 2024, 08:05

Hakmarrja e Izraelit, provokon Irani: Dronët e tyre ishin si lodra për fëmijët tanë

Shkruar nga Pamfleti

Hakmarrja e Izraelit, provokon Irani: Dronët e tyre ishin si lodra për

Sulmi ishte i shënjestruar dhe synimi i tyre ishte për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Si duket, ka zbutur frikën e luftës së hapur.

Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian u shpreh se dronët e përdorur ‘si lodra për fëmijët’ u ngritën nga brenda Iranit dhe fluturuan vetëm disa qindra metra para se të rrëzoheshin.

Deri tani nuk ka asnjë koment nga Izraeli, por tashmë dihet se qëndron pas sulmit që synonte një bazë ajrore dhe një vend bërthamor pranë Isfahanit.

SHBA tha në një takim të G7 se Izraeli njoftoi për sulmin "në minutën e fundit".

Izraeli po shikonte mundësinë si t'i përgjigjej sulmit të paprecedentë me dron dhe raketa të Iranit.

"Nuk na është vërtetuar se ka një lidhje midis këtyre dhe Izraelit", tha ministri i Jashtëm Amir-Abdollahian për “Sky News”.

Irani tha se mbrojtja e tij ajrore shkatërroi tre drone dhe nuk raportoi dëme apo viktima.

Ministri i Jashtëm u shpreh se ato ishin "më shumë si lodra me të cilat luajnë fëmijët tanë" sesa një kërcënim serioz, pasi ai u përpoq të minimizonte kërcënimin.

Hakmarrja e Izraelit, provokon Irani: Dronët e tyre ishin si lodra për
Ministri i Jashtëm iranian

Autoritetet dhe mediat në Iran e kanë përshkruar atë si një sulm nga të panjohur, duke hedhur poshtë mundësinë se ishte një ofensivë izraelite.

Ekspertët thanë se sulmi ishte i shënjestruar, dhe synimi i tyre ishte për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Si duket, ka zbutur frikën e luftës së hapur.

"Nëse jo, atëherë kemi mbaruar"

Amir-Abdollahian tha gjithashtu se Irani ishte ende duke hetuar sulmin, teksa theksoi se hakmarrja izraelite do të nënkuptonte një përgjigje të menjëhershme dhe të ashpër, "por nëse jo, atëherë kemi mbaruar. Ne kemi marrë fund".

Ndërkohë, ish-kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit tha se nuk besonte se do të kishte "përshkallëzim të vërtetë" pas sulmit të së premtes.

Gjeneralmajor Giora Eiland, u shpreh për “Sky News”, se sulmi tregoi që Izraeli mund të arrijë "madje edhe vende të pafuqishme", por sipas tij u përpoq "ta bënte atë në një mënyrë që të dyja palët të mund të jenë të kënaqura".

Ai tha se të Izraeli dhe Irani do të përpiqen të theksojnë suksesin e tyre dhe të minimizojnë atë të palës tjetër.

Analisti ushtarak, profesor Michael Clarke tha se Irani përpiqet të minimizojë sulmin pasi sipas tij, kjo "i çliron nga përgjegjësia për të qenë aq të indinjuar sa do t’iu duhet të bëjnë diçka edhe më vendimtare".

Prof Clarke shtoi se Izraeli me siguri përdori raketa balistike në vend të dronëve, por që në fund të fundit të dyja palët po përpiqeshin të ruanin imazhin e tyre.

Sulmi i së premtes erdhi pasi Irani nisi një sulm ajror mbi Izraelin më 13 prill, duke sulmuar me rreth 300 dronë dhe raketa.

Sulmi i Iranit ishte në vetvete një hakmarrje për një sulm, që i atribuohet Izraelit, në një konsullatë iraniane në Siri më 1 prill.

Dy gjeneralë dhe shtatë anëtarë të gardës revolucionare të Iranit mbetën të vrarë gjatë sulmit të 1 prillit.

Lufta Izrael-Hamas, ka sjellë shtim të sulmeve edhe mes përfaqësuesve iranianë dhe izraelitë, ku gjithashtu ka ndihmuar në krijimin e kushteve për 'shpërthimin historik' të agresionit./ Përshtati: "Pamfleti", Nga: "Sky News".