
Në një kohë kur Izraeli ka shtuar sulmet e saj në Gaza dhe shumë shtete perëndimore po e njohin Palestinën si shtet, Hamasi i ka shkruar një letër Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Në letër mësohet se Hamasi i ka kërkuar drejtpërdrejt Trumpit që të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve që mbahen atje. Kjo u raportua ekskluzivisht nga Fox News , duke cituar një zyrtar të lartë të administratës amerikane dhe një burim të përfshirë në negociata.
Letra është aktualisht në duart e Katarit, i cili do t'ia dorëzojë udhëheqësit të Shtëpisë së Bardhë më vonë këtë javë.
Doha ka pezulluar përpjekjet e ndërmjetësimit për të arritur një marrëveshje për një armëpushim në Rrip dhe lirimin e 48 pengjeve që mbahen ende në Gaza që nga sulmi i Izraelit ndaj udhëheqjes së Hamasit në kryeqytetin e Katarit dy javë më parë.
Lini një Përgjigje