TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Gusht 2024, 08:42

Hezbollahu nis hakmerrjen, sulmon me dronë trupat izraelite në kufirin libanez

Shkruar nga Pamfleti

Hezbollahu nis hakmerrjen, sulmon me dronë trupat izraelite në kufirin

Krahu ushtarak i lëvizjes shiite Hezbollah ka goditur Batalionin e 188 të blinduar të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit duke përdorur disa dronë.

Këtë e ka raportuar kanali televiziv Al Mayadeen.

Thuhet se nga sulmi ka pasur viktima, por numri nuk është specifikuar.

Sulmi u krye në përgjigje të bombardimeve izraelite të fshatrave dhe ndërtesave të banimit në Libanin jugor. Kujtojmë se dje negociatat për armëpushim në Doha ‘dështuan’, ndërsa thuhet se ato do të rifillojnë javën që vjen.

Secila palë ka kushtet e veta.

Lini një Përgjigje