Bota 2 Mars 2023, 18:22

Hungaria sërish pengesë për Suedinë dhe Finlandën, nuk ratifikon kërkesën e tyre për anëtarësim në NATO

Shkruar nga Pamfleti
Hungaria sërish pengesë për Suedinë dhe Finlandën, nuk
Kryeministri hungarez, Viktor Orban

Hungaria ka shtyrë sërish votimin për ratifikimin e kërkesës së Suedisë dhe Finlandës për tu bërë anëtarë të NATO.

Ky vendim e shtyn votimin e radhës me dy javë, me seancën parlamentare të radhës që fillon më 20 mars. Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, përveç Turqisë, që nuk ka miratuar ende ofertat e dy vendeve nordike për t'u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se ai është në favor të anëtarësimit të dy vendeve në NATO, por pretendon se qeveritë në Stokholm dhe Helsinki kanë "përhapur gënjeshtra flagrante" për Hungarinë, të cilat kanë ngritur pyetje në mesin e ligjvënësve në partinë e tij nëse do të miratojnë ofertat.

"Nuk është e drejtë që ata të na kërkojnë t'i marrim në bord ndërsa po përhapin gënjeshtra të hapura për Hungarinë, për sundimin e ligjit në Hungari, për demokracinë tonë dhe për jetën këtu. Si mund dikush të dëshirojë të jetë aleati ynë në një sistem ushtarak, ndërsa ata po përhapin paturpësisht gënjeshtra për Hungarinë?" tha Orban në një intervistë të fundit në radio.

NATO kërkon miratimin unanim nga anëtarët e saj ekzistues për të pranuar anëtarë të rinj. Turqia dhe Hungaria janë të vetmet kombe në aleancën ushtarake prej 30 anëtarësh që nuk e kanë miratuar zyrtarisht pranimin e Suedisë dhe Finlandës.

hungaria finlanda suedia