
23 persona kanë mbetur të lënduar nga tërmeti që tronditi jugun e Turqisë ditën e djeshme.
Mësohet se magnituda e tërmetit që goditi Turqinë Lindore ishte 5.3 ballë, sipas asaj që raporton Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej 11 km.
Epiqendra ndodhet 10 kilometra në jugperëndim të qytetit të Malatyas. Kjo provincë është prekur edhe nga tërmetet e 6 shkurtit. Si pasojë e dridhjeve të mëdha në juglindje të Turqisë dhe veri të Sirisë, nga tërmeti i kaluar është raportuar të kenë vdekur më shumë se 50.000 njerëz.
Për këtë tërmet raportohet rreth gjashtë muaj pas dy tërmeteve të mëdha shkatërruese në këtë rajon.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë të enjten në mbrëmje se plagët janë shkaktuar për shkak të kërcimit të banorëve nga katet e larta.
Lini një Përgjigje