Zbulohen të tjera detaje në lidhje me të shkuarën e 21-vjeçarit, i cili kreu masakër ditën e sotme në Serbi.
Sipas mediave serbe, i riu i identifikuar me inicialet U.B para dy vitesh ishte arrestuar nga policia pasi kishte sulmuar një efektiv gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Po ashtu ndaj tij ka dhe akuza për vjedhje.
“Kurir” raporton se i riu kishte goditur një polic me motoçikletën që po e ngiste.
Një ditë më parë pati një tjetër masakër në Serbi. I riu U.B vrau tetë persona dhe plagosi 14 të tjerë në tri lokacione, në Mlladenovac, Dubonë dhe “Mali Orasje”. Gjatë arratisjes së tij, ai dyshohet se ka rrëmbyer një shofer taksie të cilin e kërcënoi se do të hidhte një bombë nëse nuk do të ndiqte udhëzimet e tij.
Ai u arrestua në një fshat afër Kragujevcit, ku fshihej me një të afërm.
Lini një Përgjigje